Thyhet zyra në  KF Tërnoci, vidhet kompjuteri (foto)
Lokale

Thyhet zyra në KF Tërnoci, vidhet kompjuteri (foto)

03.Jun.2014 12:31
0
Zyrtarët e klubit më të suksesshëm të Luginës kanë njoftuar se persona të panjohur mbrëmë kanë hyrë me dhunë në ambientet e klubit futbollistik Tërnoci. Mëngjesin e sotëm, klubin nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit e ka gjetur të demoluar, me një kompjuter të vjedhur si dhe dëme tjera të shkaktuara në orenditë e saj. KF Ternoci-hajnat-2 Drejtori i KF Tërnocit, Enis Salihu i ka thënë Titullit se gjatë ditës së djeshme gjithçka ka qenë në rregull, derisa në mëngjesin e sotëm kanë gjetur zyrën e thyer dhe pa kompjuterin i cili ishte dhuruar nga komuna e Bujanocit. “Në mëngjesin e martës zyra është gjet e thyer ndërsa policia ka bërë vëzhgimin e vendit të ngjarjes. Persona të panjohur kanë vjedhë një kompjuter dhe kanë demoluar ambientet e zyrës duke thyer edhe orenditë. Dëmi mund të kalojë shifrën e 400 eurove”, theksoi për mediumin tonë Salihu. KF Ternoci-hajnat-3 Kompjuteri i cili ishte ndarë nga komuna e Bujanocit, përkatësisht donacion nga Shqipëria, këtij klubi i ka shërbyer shumë, sidomos për shkuarjen e të dhënave pas secilës ndeshje që zhvillonte KF Tërnoci. Hajnat në ambientet e zyrës, sipas drejtorit Salihu, kanë hyrë përmes dritares, duke e thyer atë. KF Ternoci-hajnat-1 Policia me ekspertët e saj kanë bërë fotografimin dhe marrjen e gjurmëve dhe është në kërkim të personave që kanë kryer këtë vepër penale./Titulli.com/ KF Ternoci-hajnat-5
Kamberi përballë gazetarëve, të enjten në RTV “Aldi” në Preshevë (video)
Preshevë, doganierët serb i konfiskojnë shqiptarit stolitë familjare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration