Kamberi: Kryetari Stankoviq po luan lojë antishqiptare !?
Lokale

Kamberi: Kryetari Stankoviq po luan lojë antishqiptare !?

20.Oct.2015 12:28
0
Nga zgjedhja e tij për kryetarë të Trupit koordinues, Zoran Stankoviq, përveç deyrave të rregullta që i ka, i ka dhënë vetes apo ia kanë dhënë atij edhe një detyrë speciale: të diskreditojë sa më tepër që është e mundur kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Edhe në shkresën e tij nga viti 2013 rreth Planit shtatë pikësh, ai i kishte sugjeruar Qeverisë në Beograd që të „nisë dialog me shqiptarët për pikat e Planit me qëllim që të pamundësojë manipulimin e liderëve shqiptarë“ siç kishte thënë ai „ndaj Bashkësisë ndërkombëtare se gjoja shqiptarët janë të rrezikuar“.

Në një intervistë të fundit të tij, të cilën e kishin publikuar edhe mediat lokale në Luginë të Preshevës, Stankoviq kishte deklaruar se „kur liderët shqiptarë ankohen se atje ka shumë polici, ndodhitë e fundit tregojnë se ata (policia) duhet të qëndrojë atje“. Kjo ishte aludimi i Stankoviq për koret e disa tifozëve shqiptarë në Bujanoc (të cilë duhet të kenë të qartë se sa dëm i kanë sjellë shqiptarëve) pas ndeshjes së kombëtares së Shqipërisë me Armeninë.

Pra, sipas logjikës së Stankoviq dhe të shtetit serb, policia duhet të jetë i vetmi institucion i cili do të merret me shqiptarët.

Në intervistën e njëjtë ai ka deklaruar se liderët shqiptarë „kanë marrrë grusht të rëndë hundëve, por, ai nuk e sqaron se cilët janë këta liderë, dhe a janë në mesin e tyre edhe nënkryetart e tij në Trupin koordinues, ata, për të cilët jo shumë larg (në prag të zgjedhjeve për Këshillat nacionale, tetor 2014) kishte deklaruar se ka „marëdhënie të shkëlqyera“.

Në po këtë intervistë ai i garanton serbëve lokal në Bujanoc se „nuk kanë arsye për frikë. Shteti i Serbisë ka mjaft kapacitete dhe mundësi të mbrojë integritetin e tyre fizik“ ka përfunduar ai.

A është mesazhi i Stankoviq se këto struktura të „shtetit të Serbisë“ siç thot ai janë në funksion kundër shqiptarëve!!!?

Pra, se roli primar i Z. Stankoviqit është të diskreditojë kërkesat legjitime të shqiptarëve në sytë e Bashkësisë ndërkombëtare, kjo nuk është për tu habitur, duke pasur para sysh strukturat nga të cilat Stankoviq ka ardhur në këtë post.

Për të habitur është heshtja e nënkryetarëve të tij në Trupin koordinues, kryetarit të Bujanocit dhe atij të Preshevës, nën hundët e të cilëve Stankoviq po e luan këtë lojë antishqiptare, ndërkohë që ata, me heshtjen e tyre, po solidarizohen me atë që thotë Stankoviq.

 
 
Shkruar nga: Shaip Kamberi, deputet popullor në Parlamentin e Serbisë
Rënie drastike e numrit të nxënësve në shkolla (Foto)
Qëndresa Rexhepi fituese e edicionit të V-të të spektaklit "Talenti i Luginës" (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration