Kamberi këmbëngulës për të drejtat e shqiptarëve, replikon me kryetarin e Parlamentit (video)
Lokale

Kamberi këmbëngulës për të drejtat e shqiptarëve, replikon me kryetarin e Parlamentit (video)

21.May.2014 22:07
0
Përfaqësuesit shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi kanë paralajmëruar se ulja drastike e numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë nga 29 në 15 do të ndikonte në nivelin e të drejtave të pakicave, që garanton Kushtetuta e  Serbisë. Në debatin e bërë në Parlamentin e Serbisë për ndryshimin e ligjit për këshillat kombëtare të pakicave, Riza Halimi deputet popullor tha se reduktimi i planifikuar i numrit të anëtarëve në Këshillin Kombëtarë Shqiptarë nuk i përshtatet situatës faktike sepse numër i madh i shqiptarëve e bojkotuan regjistrimin në vitin 2011. Këshilli Kombëtarë Shqiptarë aktualisht numëron 29 anëtarë i formuar sipas regjistrimit të vitit 2002, kur në Serbi ishin të regjistruar 61.67 shqiptarë. Shaip Kamberi, në debatin e ashpër në Kuvendin e Serbisë shtroi pyetjen se çka do të ndodhë me votuesit tjerë përveç 5.500 që janë të regjistruar në vitin 2011, a do t’i thuhet atyre se ju nuk keni të drejt të votoni, transmeton lajmin portali informativ Titulli. Gjithashtu,  Kamberi në replikën e tij me kryetarin e Parlamentit të Serbisë tha të flitet tani për shqiptarët lojal ajo na kthen në kohën e Slobodan Millosheviqit. “Të flasësh për shqiptarët lojal nuk kontribuon në zgjidhjen e problemeve”, është shprehur Kamberi. Riza Halimi deklaroi se në regjistrat e veçantë të ministrisë për administratë publike dhe vetëqeverisje lokale janë të regjistruar rreth 27 mijë shqiptarë. Kori Udoviçki, ministre për administratë publike dhe vetëqeverisje lokale,  tha se dyert nuk janë të mbyllura për të gjetur zgjidhje dhe do të vazhdojmë bisedimet për ndryshimet e reja. Në regjistrimin e vitit 2011 janë të regjistruar 5.500 shqiptarë dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve ka bojkotuar regjistrimin, ndërsa këtë vit pritet të mbahen zgjedhjet për këshillat kombëtare në Serbi./Titulli.com/
Bujanocasja Tea Mehmeti, studentja në shërbim të komunitetit në Universitetin e Connecticut
Nga Kryqi i Kuq në Bujanoc nisen pesë kamionë me ndihma (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration