Nga Kryqi i Kuq në Bujanoc nisen pesë kamionë me ndihma (foto)
Lokale

Nga Kryqi i Kuq në Bujanoc nisen pesë kamionë me ndihma (foto)

21.May.2014 18:47
0
Kryqit i Kuq në Bujanoc nga selia e saj në këtë qytet ka nisur pesë kamion me ndihma për rajonet e përmbytura në Praqin i ka thënë gazetarëve Bratisllav Llazareviq, sekretar i Kryqit të Kuq në Bujanoc. Në këto paketa me ndihma të nisura sot sipas përfaqësuesit të Kryqit të Kuq, ka veshmbathje për fëmijë dhe të rritur, ushqim të konservuar, ujë të pijshëm, mjete higjienike, pelena fëmijësh, etj. kryqi i kuq-Bujanoc-1 Sipas sekretarit të kësaj organizate një numër i madh i qytetarëve i janë përgjigjur aksionit për të ndihmuar njerëzit në nevojë në zonat e përmbytura nga uji. [caption id="attachment_121383" align="alignleft" width="300"]Bratisllav Llazareviq, sekretar i Kryqit të Kuq në Bujanoc Bratisllav Llazareviq, sekretar i Kryqit të Kuq në Bujanoc[/caption] “Një numër i madh i qytetarëve i janë përgjigjur aksionit pa prituar, ndërsa pjesë e kësaj ndihme janë bërë edhe Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc, Industria e Duhanit, klubi basketbollitik dhe ai i volejbollit, “Play 017” respektivisht “BSK”, Bashkësia Lokale e Bujanocit, fabrika e ujit Heba, fëmijët nga çerdhja “Gëzimi Ynë”, tha mes tjerash sekretari Llazareviq raporton Titulli. Vlen theksuar se sot një delegacion nga radhët e Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM) dhe Shoqërisë Civile “Perspektiva”, vizituan Kryqin e Kuq lokal në Bujanoc. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja për së afërmi më shpalljen e Apelit për ndihmë viseve të përmbytura nga vërshimet e shiut në Serbi dhe rajon. Kryetari i BIPBM-së, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, u interesua nga autoritetet e Kryqit të Kuq lokal, se si janë duke rrjedhur aksionet rreth grumbullimit të ndihmave dhe sa po i përgjigjen institucionet dhe qytetarët aksionit për ndihmë njerëzve dhe rajoneve të prekura nga vërshimet dhe përmbytjet. perspektiva-saqipi Shefi i Kryqit të Kuq lokal, Damjan Popoviç, pasi përshëndeti delegacionin e udhëhequr nga Myftiu Saqipi, falënderoi institucionet dhe qytetarët të cilët po ofrojnë ndihma për të rrezikuarit nga vërshimet. Gjithashtu, ai, paraqiti nevojën edhe më tej të grumbullimit të ndihmave në gjëra ushqimore dhe higjienike, pastaj ndihma në veshmbathje dhe ujë. Për Kryqin e Kuq në Bujanoc nuk do të jenë këto kamionët e fundit të mbushur me ndihma, me që Llazareviq paralajmëroi se edhe në fund të kësaj jave do të dërgojnë ndihmë për të rrezikuarit në Tërstenik./Titulli.com/
Kamberi këmbëngulës për të drejtat e shqiptarëve, replikon me kryetarin e Parlamentit (video)
Dr. Zekerija Bajrami ligjëratë fetare në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration