Kamberi: Interesi  dhe leverdia për pushtet bashkoi partnerët qeverisës
Lokale

Kamberi: Interesi dhe leverdia për pushtet bashkoi partnerët qeverisës

30.Apr.2013 20:29
0
Koalicionit qeverisës lokal të Komunës së Bujanocit i është shtuar edhe një parti shqiptare ajo e Lëvizjes së Progresit Demokratik. Partia opozitare shqiptare,  PVD ka vlerësuar se veprimet e këtilla janë për t’u habitur dhe se programet politike të partnerëve qeverisës janë të kundërta.  Kryetari i degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, Shaip Kamberi me gjithë këto ndryshime shpreson se të gjitha palët, ata që kanë hyrë e ata që janë brenda, të kenë bërë vlerësimet e duhura për të arritur atë që e deklarojnë së paku publikisht "angazhim për të mirën e qytetarëve". “Është e drejtë e çdo subjekti të vendosë për rrugën të cilën do ta marrë në skenën politike, sepse edhe rezultatet edhe pasojat do t’i bartë vet.  Në këtë kohë kur në shoqërinë shqiptare gjithçka morale po përmbyset në mënyrë të vrazhdë nuk është për t’u habitur me zhvillimet e këtilla. Prandaj,  askush nuk brengoset se gjithçka ndodh në stilin e poezisë së Nolit:   "..dhe Feridi faqe ndërron, dje shante sot lëvdon", deklaroi Kamberi për Titullin. Ndërsa në pyetjen e gazetarit të Titullit se LPD nuk do të mundë të ndikojë aspak në zhvillimin e përgjithshëm të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi potencoi se duke pasur parasysh përbërjen e koalicionit me partner e orientime programore diametralisht të kundërta le t’i lëmë kohës për të dhënë përgjigjet e duhura. “Meqë kërkesa kryesore e viteve të fundit të LPD-së ka qenë "Bashkimi me Kosovën" shtrohet dilema se si do të realizohet kjo kërkesë me SNS-në e Vuçiqit dhe SPS-in e Daçiqit!?  Duke i pasur parasysh këto ndryshime thelbësore në qëllimet e deklaruara programore, konkluzion i fundit është se vetëm interesi për leverditë e pushtetit ka qenë ai që ka bashkuar këta partnerë”, tha Kamberi. Koalicioni qeverisës në Bujanoc tani përbëhet nga Partia Demokratike e Nagip Arifit, GQ “Stojança Arsiq”, Partia Demokratike (serbe), Partia Përparimtare Serbe, Partia Socialiste e Serbisë dhe partneri i fundit Lëvizja e Progresit Demokratik. Kuvendi Komunal i Bujanocit numëron 41 këshilltarë, 29 ka koalicioni udhëheqës, ndërsa opozitën e përbëjnë  PVD me 8 ulëse, UDSH me 3 dhe PDSH me 1 këshilltarë./Titulli.com/
Medvegja kërkon fond zhvillimor nga Kosova e Shqipëria
Jakupi: Musliu nuk pati ka t’ia mbajë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration