Jakupi: Musliu nuk pati ka t’ia mbajë
Lokale

Jakupi: Musliu nuk pati ka t’ia mbajë

30.Apr.2013 18:20
0
Ish Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shefket Jakupi, reagon në marrëveshjen e vonuar në mes të Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) Hyrja në koalicion e LPD-së me Partinë Demokratike, sipas ish sekretarit të përgjithshëm të LPD-së Shefket Jakupit është e vonuar, dhe kjo ndodhi vetëm kur ambiciet e Jonuz Musliut për kryetar të Komunës së Bujanocit u shuan. “E shohë si të vonuar dhe nuk presë shumë përparime pasi kjo marrëveshje është bërë atëherë kur LPD dhe drejtuesi i tij nuk patën kah t’ia mbajnë, sepse ambiciet për Kryetar të Komunës definitivisht u shuan  dhe kështu në fund vendosën për koalicion të cilin e kisha propozuar unë që pas zgjedhjeve të 6 majit 2012”, i tha sot Titullit ish sekretari i këtij subjekti politik shqiptar me seli në Bujanoc. Sipas Jakupit, koalicioni është bërë për interesa personale të individëve, e jo si një përgjegjësi ndaj elektoratit të cilët na besuan dhe na dhanë votat. “Kryesia e LPD-së për këtë gjë si duket nuk u merakos dhe mbeti në opozitë për gati një viti, deri sa u shterën burimet e financimit, e tani vendosi që prapë t’i kthehet koalicionit, siç tha kryetari i LPD-së Jonuz Musliu, gjaja se “e paskan pa të udhës që të jen pjesë e këtij koalicioni për të vazhduar dhe forcuar koalicionin në Komunën e Bujanocit”, duke harruar se deri dje kanë thënë gjithçka të keqe në media dhe Kuvendin Komunal për subjektin e PD-së dhe koalicionit të cilit sot iu bashkëngjitën për interesa të disa individëve e jo për dinjitet, sepse po të kishte qenë për dinjitet do të ishin pjesë e koalicionit me kohë”, u shpreh Jakupi. Si anë pozitive ai e sheh, edhe pse me vonesë, koalicionin e arritur, për të cilin Shefket Jakupi, ish sektrerat i LPD-së, kishte bërë ftesë për koalicion mes shqiptarë që nga dita e parë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar. Pasi që nuk u morr parasysh mendimi për hyrje në koalicion, Jakupi la LPD-në dhe është larguar nga jeta politike në këtë komunë. Sa për rikujtim, kryetari i LPD-së Jonuz Musliu disa herë ishte shprehur kundër partisë së Nagip Arifit, e aq më shumë, për koalicionin e tij kishte thënë se i ka ditët e numëruara. Gjatë një interviste të mëhershme Musliu kishte thënë se gabimet e Partisë Demokratike janë të rënda sa as lumi i Moravës nuk mund t’i bart./Titulli.com/
Kamberi: Interesi dhe leverdia për pushtet bashkoi partnerët qeverisës
Musliu nënshkruan me Arifin, lëshon koalicionin opozitar (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration