Kamberi: Ata që po thonë fol shqip, po investojnë serbisht në Bujanoc (video)
Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve-Partia për Veprim Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar kanë shpalosur programin parazgjedhorë në Medvegjë.
Kryetari i PVD-së dhe njëherit deputet popullorë, Riza Halimi tha se KKSH ka bërë përparim por ka ende shumë punë për të avancuar të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon.
Halimi shprehu edhe brengën e mësimdhënësve shqiptar për provimin profesional që duhet të punohet shumë në fushën e arsimit.
Galip Beqiri, që i prinë listës “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve” ka thënë se në Medvegjë shkon me emocione të veçanta sepse ky vend po zbrazet dhe se ai ka sjellë për herë të parë ambasadorin e Shqipërisë në këtë komunë.
Shaip Kamberi, kryetar i degës së PVD-së në Bujanoc deklaroi se problemet e Medvegjës janë më të mëdha se në vendet tjera ku ka shqiptarë dhe ai kritikoi moton e koalicionit PD-BDL fol shqip, mendo shqip, investo serbisht.
“Ata që dje kanë qenë këtu me ju mësue me fol shqip, ata në Bujanoc po investojnë serbisht ata fondet që i marrin në trupin koordinues nuk i qojnë në vendbanimet shqiptare por i qojnë te kishat serbe, deklaroi Kamberi.
Femhi Beja funksionar nga komuna e Medvegjës, ftoi bashkëqytetarët e tij që të dalin të votojnë numrin 3 dhe në këtë mënyrë të përkrahin politikën tonë.
Të pranishmit në këtë tubim parazgjedhorë vlerësuan se është koha kur shqiptarët e Medvegjës t’i thonë stop politikës demagogjike dhe të përkrahet lista “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve” që punon me sinqeritet për të ardhmen e shqiptarëve./Titulli.com/
Program Parazgjedhor