Këshilltari komunal Ekrem Xhemaili: Objekti i ambulancës në Letovicë po shkatërrohet
Ekrem Xhemaili këshilltarë në kuvendin komunal në Bujanoc sërish paraqiti problematikën e objektit të ambulancës në fshatin Letovicë i cili ka kushtuar afro 80 mijë euro.“Këtë objekt i cili vetëm është ndërtuar dhe nuk po lejohet për funksionim me arsyetimin e numrit të vogël të banorëve të fshatit Letovicë që numëron rreth 1700 banorë dhe ka katër vite që banorët po presim për funksionimin e saj”, është shprehur Xhemaili në seancën e fundit të kuvendit komunal.
Sipas arsyetimet e deritanishme për mos funksionim janë jo reale por që edhe qeverisja lokale duhet të bëjë më shumë presion në institucionet përkatëse, shkruan Titulli.com.
Xhemaili kërkoi nga drejtoresha e shtëpisë së shëndetit që nuk ishte prezentë në seancë që kërkesa e tij të shqyrtohet dhe të zgjidhet kjo problematik.
Këshilltari komunal, Ekrem Xhemaili shprehu shqetësimet se objekti i destinuar për ambulancë është duke u shkatërruar edhe pse me herët është kërkuar që në rast të mos hapjes për shërbime mjekësore të ndërrohet veprimtaria.
Ai tha se është duke pritur përgjigjen nga pushtetit lokal, shtëpia e shëndetit në Bujanoc dhe nëse nuk ka nodnjë zgjidhje atëhët do t’i drejtohet instancave më të larta shtetërore./Titulli.com/