Këshilli Kombëtar Shqiptar përmes shkollave të avancohemi
Lokale

Këshilli Kombëtar Shqiptar përmes shkollave të avancohemi

07.Mar.2016 12:44
0
Me rastin e 7 marsit, "Ditës së Mësuesit" Kryetari Jonuz Musliu në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i uron të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmueshëm në mbarëvajtjen e arsimit dhe shkollës shqipe në Luginë të Preshevës.

“Këshillit Kombëtar Shqiptar në kuadër të kompetencave ligjore ka edhe fushën e arsimit me, ç`rast edhe i ka dhënë prioritet mbi prioritet. Andaj, do të mbesim të paluhatshëm në mbështetjen e mësimdhënësve dhe shkollave shqipe në Luginën e Preshevës” thuhet në kumtesën e KKSH-së.

Këshilli Kombëtar Shqiptar, uron  që ky 7 mars të sjell sukseset të mëdha në arsim dhe frymëzoj gjeneratat e reja të mësimdhënësve për më shumë efikasitet, kualitet dhe profesionalizëm.

“Besoj fuqishëm arsimi dhe edukimi janë baza e popullit shqiptar. Lugina e Preshevës përmes shkollës shqipe do të ruaj dhe avancoj identitetin kombëtarë të shqiptarëve. Me bindje se shkolla shqipe gjithmonë ka qenë themel i progresit dhe prosperimit drejt një të ardhme më të ndritur”, citohet nga kumtesa  e KKSH-së .

PVD: Në Bujanoc gjatë katër viteve të fundit është bërë degradimi i shkollave shqipe
Ftesë për gazetarë në Luginë: Trajnim për gazetari hulumtuese në sundimin e ligjit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration