PVD: Në Bujanoc gjatë katër viteve të fundit është bërë degradimi i shkollave shqipe
Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc me rastin e 7 Marsit "Ditës së Mësuesit", ka uruara të gjithë mësimdhënësit për angazhimin e edukimin e gjeneratave të reja.“Në ruajtjen e një trashëgimie historike të rilindëseve inkurajuan rezistencën paqësore nga rreziqet që i kanoseshin shqiptarëve, kjo rezistencë me gjithë potencialin e vetë i doli në mbështetje dhe unjisua edhe në rezistencën e mbrojtjes së pragut të shtëpisë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, thuhet në kumtesën e PVD-së në Bujanoc.
Koj parti ka vlerësuar se pas kaq vitesh duhet theksuar se në katër vitet e fundit në Bujanoc është bërë degradimi i institucioneve më sublime, shkollave tona. Një pushtet i cili mbeti patericë e Stojança Arsiqit ka shkaktuar dëme të pariparueshme në institucionet shkollore.
Kjo është kumtesa e plotë:
Kumtesë Partia për Veprim Demokratik – Bujanoc
Me rastin e 7 Marsit, “Ditës së Mësuesit”, Dega e PVD-së në Bujanoc, uron të gjithë mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit “7 Marsin” për angazhimin sublim në edukimin e gjeneratave të ardhshme.
Fryma e të mësuarit dhe intelektualët e fillimviteve të 90-ta ishin inspirimi për të u vetorganizuar edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për qasje të përbashkët në mbrojtjen e substancës kombëtare dhe identitetit kombëtar në Luginën e Preshevës.
Ishin po mësimdhënësit që morën përgjegjësinë historike për të organizuar shqiptarët ndaj një fushate demonike e aranzhuar nga regjimi i Millosheviqit për spastrimin etnik.
Në ruajtjen e një trashëgimie historike të rilindëseve inkurajuan rezistencën paqësore nga rreziqet që i kanoseshin shqiptarëve, kjo rezistencë me gjithë potencialin e vetë i doli në mbështetje dhe unjisua edhe në rezistencën e mbrojtjes së pragut të shtëpisë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ne, sot, përulemi me nderimet më të larta ndaj të gjithë veprimtarëve dhe aktivistëve që nxitën avancimin e identitetit tonë kombëtarë dhe me krenari kujtojmë përpjekjet e vazhdueshme dhe kontributin përkundër tendencës për shtypjen, përçmimin dhe shfarosjen shqiptarëve nga Lugina e Preshevës.
Sot, pas kaq vitesh duhet theksuar se në katër vitet e fundit në Bujanoc është bërë degradimi i institucioneve më sublime, shkollave tona. Një pushtet i cili mbeti patericë e Stojança Arsiqit ka shkaktuar dëme të pariparueshme në instuticionet shkollore.
Atëherë kur misioni dhe objektivi i mësimëdhënësit është përçmuar skajshmërisht nga politika dhe joprofesionalizmi. Megjithate, shpresë e vetme mbeten mësimdhënësit e vërtetë që po i dedikojnë tërë qenien e tyre arsimimit sa më të drejt e më të mirë për gjenerat që vijnë mbrenda këtyre kushteve të papranueshme dhe të padrejta.
Mësimdhënsi i vërtetë edhe sot mbetet modeli më i mirë e më fisnik për tu ndjekur, por fatkeqësisht ata sot po përballen me situatat dhe gjendjen e viteve 90-ta.
Përfundimisht, një menxhim i tillë do të marrë fund pas prillit të këtij viti, kur shkollat definitivisht do të depolitizohen, kur të instalohet sistemi i meritokracisë së mësimdhënsve e jo manipulimi me disa mësimdhënës në ndarjen e një norme në shumë pjesëza për militantët partiak. Ku do të instalohet mbarëvajtje e procesit eduktivo-arsimor me standardet e kohës, ku do të kthehet dinjiteti dhe krenaria e mësimdhënësit.
Andaj urojmë edhe njëherë Ditën e Mësuesit “7 Marsin”, duke theksuar se ditët më të mira për të gjithë mësimdhënsit e vërtet janë shumë afër, se stoicizmi i tyre i ka bërë ballë edhe kohërave më të vështira e kjo e fundit është në mbarim.
Dega e PVD-së Bujanoc
Shaip Kamberi - kryetar