Jonuz Musliu, nënshkruan marrëveshje me vonesë për tekste mësimore në gjuhën shqipe
Lokale

Jonuz Musliu, nënshkruan marrëveshje me vonesë për tekste mësimore në gjuhën shqipe

09.Aug.2016 16:46
0
Pëfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe Institutit për tekste shkollore kanë nënshkruar marrëveshje për sigurimin e teksteve mësimore që mungojnë në gjuhën shqipe.

Ministri i arsimit në largim Srgjan Verbiq ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshje kanë arritur të kryejnë një punë të madhe, për të siguruar tekstet shkollore në gjuhën e pakicave.

Verbiq ka përkujtuar se para disa muajsh është nënshkruar marrëveshja me 7 pakicat nacionale në Serbi, por pakica shqiptare atherë nuk e kishte nënshkruar këtë marrëveshje.

Iniciativë pozitive nga ana e kryetarit të komunës së Preshevës Shqipërim Arifi, siç thotë ai, pas kësaj marrëveshje pason pregaditja e të gjitha teksteve mësimore që mungojnë për nxënënësit shqiptar në Luginë të Preshevës.

“Jam i kënaqur që këtë etapë e kemi përfunduar deri në fund të mandatit tim” ka thënë Verbiq.

Tani na duhet thotë ai, aksion i përbashkët që të pregatiten tekstet mësimore, të përkthehen të tanishmet apo të shkruhen të ri.

Kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu ka thënë se Luginës së Preshevës me vite i mungojnë tekstet mësimore në gjuhën shqipe.

“Deri në shtator është afat i shkurtë, por shpresoj që disa tekste mësimore të arrijnë të përkthehen” ka thënë Musliu.

Drejtori i Insitutitit Dragoljub Kojçiq ka thënë se marrëveshja është e rëndësishme për ministrinë por edhe përfaqësues të Shqiptarëve.

“Ministria në këtë mënyrë ka përfunduar obligimet ndaj pakicave nacionale"  ka thënë Kojcic.

Për printim të teksteve mësimore në gjuhën e pakicave, ministria e arsimit ka siguruar 134 milionë dinarë, ndërsa tekstet mësimore do të sigurohen për boshnjakët, bullgarët, hungarezët, rumunët, rusët, sllovakët dhe kroatët./Titulli.com/

Diaspora shqiptare takohet me përfaqësues politik e instucional në Luginë të Preshevës
Kamberi: Serbia do të detyrohet t'i respektojë të drejtat e shqiptarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration