Diaspora shqiptare takohet me përfaqësues politik e instucional në Luginë të Preshevës
Lokale

Diaspora shqiptare takohet me përfaqësues politik e instucional në Luginë të Preshevës

09.Aug.2016 12:30
0
Është përmendur dhe përmendet, se veprimtarët e mëdhenj, nuk dijnë pushim, ata edhe kur e bëjnë një kokërr gjumë, e bëjnë me një sy, ose çdo tik takë i zemrës rreh me atdheun e tyre.

Atdheun e duan dhe për të punojnë në çdo sekond të kohës. E mira e të mirës, thojnë veprimtarët e mëdhenj, që të jesh apolitikë dhe të punojmë për të mirën e përgjithshme. Respektohet, çmohet dhe ndihmohet aty ku ka nevoj atdheu, nëse kërkohet edhe nga i pari i qytetit, me një fjalë, mërgata është aty. Muaji korrik e gusht, njihen si muaj të mërgimtarëve edhe në Luginë të Preshevës, e në këto ditë, shumica e mërgimtarëve janë për pushime në atdhe, dikush pas dasmave e gazmendeve të tjera, por ka edhe nga ata, që i lëjnë me një anë disa prej tyre, që të forcohet më shumë bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë, nëmes mërgatës dhe atdheut. Dy shoqatat e njohura mërgimtare nga Lugina e Preshevës, ajo e Shoqatës Humanitare „Medvegja“ me qendrën e saj në Fully/Valis-Zvicër dhe Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“, me qendrën e saj në Goosaut të St.Gallenit, janë jo më pak se mbi pesë vjetë në bashkëpunim të shëndosh në shumë drejtime. Ata edhe sot, aty nga ora 11.00, realizuan një takim miqësor dhe urues, me të parin e Preshevës, Z.Shqiprim Arifi, në zyren e tij në komunën e Preshevës, i cili ishte i shoqëruar nga Gazmend Selmani, shef i kabinetit të tij. Delegacioni nga mërgata, z.Fazli Musliu, kryetar i SHH „Lugina e Preshevës“, Zenel Neziri kryetar i SHH „Medvegja“, Prof.Jonuz Fetahu zyrtar i Parlamentit të Kosovës e njëherit një veprimtar i njohur nga Medvegja që jeton dhe vepron në Kosovë, si dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi, drejtor i Institutit Shkencor Helevetik të Europës Juglindore me seli në Zvicër, të shoqëruar edhe nga Dr.Driton Salihu editor i agjencisë së lajmeve preshevacom. Ky takim ishte miqësor dhe bashkëbiseduan për shumë tema. Takimi ishte miqësor dhe vazhdoi mbi një orë e pesëmbëdhjet minuta.

SHHLP-02

Fazli Musliu, kryetar i shoqatës Humanitare Lugina e Preshevës pasi foli për punën shumëvjeçare të kësaj shoqate, tha se rëndësi të vecantë për Luginën e Preshevës kanë edhe atdhetarët që jetojnë në Evropë, të cilët me kontributin e tyre sado pak ndihmojnë vendlindjen, ku me një antarësi 30 frangash në shoqatë ata arrinë çdo vitë të ndihmojnë familjet në nevojë si dhe familjet e dëshmorëve.
Edhe Zenel Neziri si kryetar i shoqatës Humanitare “Medvegja” ka kërkuar nga autoritetet vendore edhe ato kombëtare që të bëhet më shumë për Medvegjën, ti ndihmohet atyre 400 personave që kanë mbetur që edhe ata të mos largohen.
Dashnim Hebibi, publicist dhe zv.president i institutit për studime Helvetik foli në lidhje me Institutin duke e përgëzuar kryetarin për suksese dhe per nje unitet me te madh mes të gjithëve. Ai tha se energjia pozitive duhet të harxhohet për suksese e jo për kundër njëri tjetrit.

Kryetari i komunës së Preshevës, pasi tregoi për problemet që ka hasur gjatë këtyre dy muajve sa drejton komunën, premtoi se bashkëpunimi me shoqata do të jetë konkret, duke premtuar se vitin e ardhshëm do të hapet dhe zyra e diasporës në Komunën tonë, ku jo vetëm që do të jetë ndihmesë e bashkëatdhetarëve tanë për problemet që kanë ata, po do të jetë dhe urë lidhëse për investimet dhe bizneset.

Aty në orën 14.00 e takuan të parin e Bujanocit, z.Shaip Kamberi
Edhe me z.Kamberi, bashkëbiseduan për shumë tema dhe e përgëzuan për suksese. Padyshim, delegacioni i mërgimtarëve, si në Preshevë ashtu edhe në Bujanoc, folën edhe për një unifikim më të mirë të faktorit politik në Luginë të Preshevës dhe tu jepet hapësirë më shumë edhe mediale Medvegjës.

SHHLP-04

Takim edhe me ish kryetarin e komunes se Bujanocit, Prof.dr.Nagip Arifi

Mërgimtarët tanë, nuk e harruan edhe ish të parin e Bujanocit, Prof.dr.Nagip Arifi, me të cilin kanë bashkëpunuar sa ishte kryetar dhe i dëshiruan suksese dhe e falënderuan për mbështetjen që i ka dhënë mërgatës sonë. Gjithsesi, folën që mërgata jonë, dëshiron dhe pret, që të jemi më të bashkuar në atdhe, që të jemi më të fortë, në të mirë të këtyre trevave shqiptare. Delegacioni nga mërgata, u nda shumë i kënaqur me këto takime dhe pret që tu jepet hapësirë më shumë mërgimtarëve, duke e ditur, se atje është një potencial i pastër jo vetëm financiar por edhe në fusha të tjera jetësore. Gjithsesi, ky delegacion, kërkoi, që në të dy komunat, të kenë një zyre enkas për mërgimtarët tanë. /D.Hebibi/Titulli.com/

Bujanoci vend i shkatërruar, mundë të humbas 30% të të ardhurava nga buxheti shtetëror?
Jonuz Musliu, nënshkruan marrëveshje me vonesë për tekste mësimore në gjuhën shqipe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration