Jonuz Musliu në Forumin - Crans Montana
Lokale

Jonuz Musliu në Forumin - Crans Montana

15.Oct.2015 18:08
0
Me ftesën e Ambasadorit Jean-Paul Carteron, themeluesit të Crans Montana Forum, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu do të marrë pjesë në Samitin e 17 ndërkombëtar mbi Krimin Transnacional, Forumin për Siguri Kombëtare dhe Globale në Gjenevë të Zvicrës.

Në ftesë thuhet “I nderuar Z. Musliu, kamë kënaqësinë që të ftoj të merrni pjesë në Samitin e 17 Ndërkombëtar mbi Krimin Transnacional, Forumin për Siguri Kombëtare dhe Globale në Gjenevë (Zvicër)”.

Siç ka mësuar portali Titulli.com, Musliu në këtë ngjarje ndërkombëtare do të qëndrojë nga 15 deri më 17 tetor.

Forumi do të trajtojë sfida të mëdha të sigurisë që janë në zemër
të riformatizimit gjeopolitikë dhe strategjikë të Afrikës, Evropës dhe Lindjes së Mesme.

Më shumë se kurrë, bota po përballet me kriza të shumta të cilat ndikojnë në stabilitetin e shteteve dhe marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare. Ndër shqetësimet kryesore janë terrorizmi dhe format e saj të reja, kontrolli i lëvizjeve të popullsisë, krimit ndërkufitar dhe piraterisë detare, thuhet në ftesën dërguar kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu /Titulli.com/

KDNJ: Marrja në pyetje e qytetarëve, veprim klasik selektiv, politik dhe jolegjitim
Nga tmerri i Beogradit deri tek spontaniteti i Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration