"Jonuz Musliu humb besimin tek bashkëvendësit e tij"?!
Qyetarët e fshatit Konçul të komunës së Bujanocit, si duket kanë humbur besimin tek bashkëvendësit dhe lideri i tyre Jonuz Musliu, pasi ata kanë gjetur një formë tjetër për të zgjidhur problemet e tyre jetësore.
Shumë qytetarë të këtij vendbanimi e kanë humbur durimin sidomos pas uzurpimit të pronave të tyre nga xhandarmëria serbe, dhe për këtë ata kanë kërkuar që të takohen me kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, edhe pse Jonuz Musliu është po nga ky vendbanim.
E sigurisht për këtë nuk ka qëndruar pa heshtur edhe Nexhat Behluli, koordinator i zyrës për zhvillim ekonomik në Bujanoc, i cili përmes profilit të tij në Facebook, e ka kritikuar kryetarin e LPD-së Jonuz Musliun, ku e ka cilësuar si politikan të harxhuar.
“Me gjasë banorët e fshatit Konçul e kanë vendosur që të tërhiqen nga demagogjia politike e pafund që tenton të i mbajë pa mëshirshëm një "Lider" i harxhuar dhe i demoduar që nuk po mundet kursesi të jetë në trend me kohën”, ka shkruar Behluli në profilin e tij në Facebook.
“Biseduan kokë më kokë dhe sy me sy, u shtjelluan dhe u paraqitën problemet konkrete, u identifikuan prioritetet dhe u caktuan afatet, kështu pra duhet të veprohet dhe të tentohet dhe të jipet maximumi që të hecet përpara”, ka shkruar më tej Behluli.
Mos prezencën e Jonuz Musliut në Koncul e ka komentuar edhe kryetari i TK-së Zoran Stankoviq, i cili ka thënë se kjo ishte një mundësi e mirë që së bashku të zgjidhen të gjitha problemet me dialog dhe jo të ikën nga përgjegjësia.
Ndryshe, përkundër mungesës së Jonuz Musliut, qytetarët e fshatit Konçul sot patën mundësinë që drejtpërdrejt për problemet e tyre të i drejtohen kryetarit të Trupit Koordinues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Zoran Stankoviqit, ku ata parashtruan një sërë kërkesash që i preukopojnë këta banorë./Titulli.com/