Fazila Azemoviq, promotori kryesor i zhvillimit të Bujanocit
Lokale

Fazila Azemoviq, promotori kryesor i zhvillimit të Bujanocit

28.Mar.2013 20:58
0
Fazila Azemoviq, një femër e lindur nga një martesë e përzierë udhëheq zyrën për zhvillim ekonomik lokal të Bujanocit dhe është përgjegjëse për gjetjen e fondeve dhe zhvilluar komunën.  Kjo femër e re,  komunës së pazhvilluar të Bujanocit  në të cilën jetojnë rëndë shqiptarët, serbët, romët dhe të tjerët çdo vit i sjellë miliona euro donacione, kur vitin e kaluar kësaj komune i ka siguruar 1,4 milion euro për hapjen e vendeve të reja të punës, shkruan gazeta Blic dhe transmeton Titulli. “Jam një fëmijë nga një martesë e përzierë,  e lindur  nga dashuria e madhe e një shqiptari dhe një serbe dhe mendoj së kjo është gjëja ma e mirë që ekziston. Mësimi që na është dhënë mua dhe motrave të mia na ka mundësuar që na të jetojnë mirë së bashku, ne njerëzit i ndajmë në njerëz të mirë dhe të keqinj, e jo në bazë të kombësisë”, thotë Fazila Azemoviq. Fazila ka përfunduar kurse të ndryshme në të cilat është mësuar se si shkruhen projektet dhe si  kërkohet donatori, në Bujanoc janë të pakët ekspertë të tillë dhe ajo ka shfrytëzuar këto mësime dhe tani është personi kryesor për zhvillimin e ekonomik lokal të Buanocit. “Ne në zyrën për zhvillim ekonomik lokal bëjmë përpjekje që energjia e cila harxhohet në politik ta përcjellim tek prezantimi i qytetit si një vend  orientuar drejt zhvillimit ekonomik”, përfundon Fazila./Titulli.com/
Reagim i LPD-së: Nën maskën e mysafirëve!
"Jonuz Musliu humb besimin tek bashkëvendësit e tij"?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration