Lokale
Ismet Zeqiri: Në Medvegjë ndodhet Leme Xhema dhe punon në komunë
E kërkuara e Interpolit Leme Xhema, punon si ndihmëskryetare në Komunën e Medvegjës.
Këtë e thotë Ismet Zeqiri, i cili këtoditë u shkarkua nga pozita e ndihmëskryetarit të komunës pasi takoi kryetarin e Obiliqit Xhafer Gashin dhe anë takim spontanisht u paraqit edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Në këtë takim Zeqiri vendosi ta bëj edhe një foto të cilën e postoi në rrjetin e Facebook. Pasi këtë foto e pa komuna e Medvegjës, kishte bërë një shkresë e cila do ta linte Zeqirin pa punë, shkruan Tribuna.
Krejt kjo ndodhi sa Zeqiri ishte në pushim, e kur u kthye në punë pa në zyrën e tij, në vendin e tij njeriun që po kërkohet nga Interpoli dhe të dënuarën nga gjykata e Kosovës, Leme Xhemën ish drejtoreshën e PTK’së e cila akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!