Lokale
“Vetëm vdekja e ndonjë këshilltari mund ta ndalojë seancën e nesërme”
Kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Hajredin Hyda pas ngjarjeve të fundit rreth numrit të këshilltarëve në këtë kuvend, ka thënë se ky numër është i sigurt dhe se vetëm vdekja e ndonjë këshilltari mund ta pamundësojë zhvillimin e saj, raporton Titulli.
“Nuk po e kuptoj pse mos të kemi kuorum, kur ne kemi koalicion stabil prej 21 këshilltarëve”, i tha Titullit, kryetari i Kuvendit Hajredin Hyda.
Në pyetjen e gazetarit të Titullit se sa është i sigurt ky numër i këshilltarëve, Hyda tha: “Vetëm dy gjëra mund ta pengojnë zhvillimin e seancës, ndonjë vdekje e papritur e këshilltarit apo arrestimi i ndonjë këshilltari nga ana e policisë”.
Titulli tentoi të mësoj më shumë rreth zgjerimit të koalicionit edhe me tre këshilltarë të opozitës, e cila u raportua sot nga TV Bujanoci, mirëpo, Hyda në këtë pyetje u përgjigj shkurt, “do ta shihni nesër”.
Për seancën e nesërme të Kuvendit e cila pritet të jetë e “nxehtë” , janë paraparë të shqyrtohen 33 pika të rendit të ditës.
“Në seancën e nesërme do të formohen trupat e përhershëm të komunës dhe të kuvendit, ndërsa do të ketë raportime financiare të ndërmarrjeve publike të cilat nuk kanë qenë të trajtuara në kuvend që nga viti i kaluar”, tha me këtë rast Hyda/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!