Lokale
Iniciativë e re për heqjen e taksës për Luginën
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka marrë përsipër misionin e uljes së shpenzimeve për qytetarët e Luginës së Preshevës dhe atyre të Malësisë së Malit të Zi.
I mbështetur nga një grup deputetësh, ai tashmë e ka deponuar në Kuvend kërkesën për debat parlamentar lidhur me rirregullimin apo heqjen e taksave të sigurimeve të automjeteve të udhëtarëve dhe automjeteve transportuese të mallrave.
Këtë kërkesë, të cilën pritet ta shqyrtojë Kryesia e Kuvendit të hënën, ai e ka konfirmuar të dielën për Tribunën, me ç’rast ka dhënë edhe arsyet e parashtrimit të saj./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!