Lugina e Preshevës aprovon deklaratë politike drejtuar Kosovës (video)
Lokale

Lugina e Preshevës aprovon deklaratë politike drejtuar Kosovës (video)

14.Jul.2018 13:12
0
Këshilltarët shqiptarë në kuvendet komunale të komunës Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë aprovuan një deklaratë politike përmes të cilit kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, konform standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-përfaqësim të interesave të tyre në dialogun Prishtinë-Beograd që do të mbahet në Bruksel.

Kuvendi i këshilltarëve komunal shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk ka karakter institucional por jozyrtarisht paraqet një institucion uniteti politik të shqiptarëve në këtë rajon, shkruan Titulli.com.

Seanca u mbajt në sallën e shtëpisë së kulturës në Bujanoc e udhëhequr nga kryetari i kuvendit komunal në Bujanoc, Adnan Salihu dhe kryetari i kuvendit komunal në Preshevë Sami Salihu, nga 68 këshillëtarë  shqiptarë sa kanë kuvendet komunale të tre komunave morën pjesë mbi 51.

Në mars të vitit 2013 ishte mbajtur seanca e tre kuvendeve në komunë të Preshevës dhe patën aprovuar planin shtatëpikësh apo dokumentin  “Masat e domosdoshme për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”./Titulli.com/

Ky është dokumenti i aprovuar nga këshillëtarët shqiptarë në Bujanoc

Ne, përfaqësuesit e shqiptarëve të tre Kuvendeve Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, konsiderojmë se në rrethanat kur :

• Vendet e Ballkanit Perëndimor gjenden në procesin e pakthim drejt integrimit në Bashkimin Evropian • Dialogu i Brukselit, mes Kosovës dhe Serbisë po hyn në fazën finale drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse (juridikisht të obligueshme për të dyja palët)

• Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar, si pasojë e politikës diskriminuese shtetërore të Serbisë,

Në mbështetje të: - Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut (1948), - Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave, - Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, - Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992, - Marrëveshjes së Konçulit (2001), - Platformës politike Janarit të vitit 2006, - Masave urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve (Plani 7 pikësh) të Marsit (2013), - Rezolutës së Parlamentit të Republikës së Kosovës Majit (2013), - Vendimit mbi formimin e Asociacionit të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të Shtatorit të vitit 2015.

Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, mbajtur më 14 korrik 2018 në Bujanoc, aprovon këtë:

DEKLARATË POLITIKE:

Realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, konform standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës si dhe praktikave përkatëse a) (Ishujt Olland, Tiroli Jugor dhe në Kosovë);

b) Ngritja substanciale e Monitorimit të vazhdueshëm Bashkësisë ndërkombëtare me qëllim të vlerësimit real të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës;

c) Nga të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimin e parimit të RECIPROCITETIT, me të drejtat e serbëve në veri të Republikës së Kosovës.

Kuvendi konstaton që pa normalizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Prandaj, Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkon nga Parlamenti, Presidenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të parashtruara me dokumentet përkatëse në këtë Deklaratë.

 

 

Stankoviq: Deputeti Hasani nuk dorëzon propozime ligjore për shqiptarët në Luginë të Preshevës
Aliu: Kemi dyshime për deklaratën e tre kuvendeve në Bujanoc, të mos dëmtohet Kosova (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration