Aliu: Kemi dyshime për deklaratën e tre kuvendeve në Bujanoc, të mos dëmtohet Kosova (video)
Nënkryetari i Alternativës për Ndryshim, Armend Aliu lidhur me deklaratën e aprovuar nga tre kuvendet shqiptare në Bujanoc është shprehur se ka dyshimet rreth përgatitjes së seqncës dhe kualitetit të deklaratës.“Shpresojë që kjo mos të përdoret për konsum të brendshëm lokal dhe shpresojë që mos të ndikojë negativisht në proceset në cilat gjendet Republika e Kosovës”, tha Aliu, shkruan Titulli.com.
Ai theksoi se deri më tani kuvendi i këshilltarëve shqiptarë ka aprovuar dokumente që kanë mbetur vetëm në letër.
Këshilltarët shqiptarë në kuvendet komunale të komunës Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë aprovuan sot një deklaratë politike përmes të cilit kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, konform standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-përfaqësim të interesave të tyre në dialogun Prishtinë-Beograd./Titulli.com/