Foto; google
Lokale
Stankoviq: Deputeti Hasani nuk dorëzon propozime ligjore për shqiptarët në Luginë të Preshevës
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq duke folur për seancën e veçantë të këshilltarëve shqiptarë ka thënë për gazetën blic se ky nuk është tentimi i parë i tyre që sjellin deklarata të tilla në cilën gjenden kërkesat që janë të njohura deri më tani.“Situatë e njëjtë ka ndodhur në vitin 2006 dhe 2013 dhe kjo e fundit është hera e tretë”, është shprehur Stankoviq, transmeton Titulli.com.
“Bashkësia ndërkombëtar atyre shume herë I ka thënë e rekomanduar se ata nuk janë temë diskutimi në Bruksel”, tha Stankoviq.
Ai gjatë deklaratës ka sulmuar edhe deputetin popullorë nga Lugina e Preshevës, Fatmir Hasani se ai ka të drejtë të dorëzojë propozime me iniciativa ligjore por ai se bënë këtë por dikush tjetër”.
Sipas tij gjendja është stabile dhe se vazhdon kontaktet me përfaqësuesit institucional të komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë të cilët punojnë në bazë të ligjeve të Serbisë./Titulli.com/