Klubi futbollistik "Tërnoci" kampion në dy liga, pret ndeshjen e barazhit
Lokale

Klubi futbollistik "Tërnoci" kampion në dy liga, pret ndeshjen e barazhit

15.Jun.2017 09:41
0
Klubi futbollistik "Tërnoci" ka përmbyll me sukses sezonin pranveror duke u shpall kampion në dy liga me Pionieret në rajonin e Serbisë Lindore dhe me ekipin e parë Seniorët në ligën e rrethit të Pçinjës.

Drejtori i këtij klubi, Enis Salihu theksoi se kjo dëshmon seriozitetin e funksionimit të klubit tonë duke rezultuar me suksese konkrete që na shtytë që në të ardhmen të punojmë edhe më shumë që të sjellim edhe rezultate tjera .

Ai tha për titulli.com se sfida tjetër e radhës për ekipin e parë është dita e shtunë ku do të zhvillohet ndeshja e barazhit në mes të KF “Tërnocit” dhe KF “Polet” nga Graçanica.

Salihu theksoi se ndeshja zhvillohet në stadiumin e Car Konstantinit në Nish dhe se fitorja ndaj këtij klubit krijon mundësinë e klubit të “Tërnocit” që të ngjitet një ligë më lart në atë të zonë të Nishit.

Në stadiumin e fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit edhe zyrtarisht u ndan trofetë e kampionit në Ligën e Pçinjës dhe me pionierët./Titulli.com/ 

Fillojnë provimet për regjistrim në shkollat e mesme në Bujanoc
Mbahet program kulturor islam me karakter humanitarë në Bujanoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration