Mbahet program kulturor islam me karakter humanitarë në Bujanoc (foto)
Në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc u mbajt program kulturorë me përmbajtje islame kushtuar muajt të Ramazanit dhe që kishte karakter humanitar me moton "Nëse nuk i dhuron dot një të varfëri buzëqeshjen tënde, të paktën dhuroi atij një arsye për të buzëqeshur".Ky program ka për qëllim që pjesëmarrësit të dhurojnë të holla aq sa kanë mundësi për të ndihmuar një të varfër ngase të gjithë e dimë se ramazani është muaji i mëshirës dhe solidaritetit”, u tha gjatë manifestimit.
Gjatë mbajtjes së programit u lexua kuran, ilahi, poezi dhe ligjëratë kushtuar agjërimit të ramazanit, dobitë dhe ndalesat.
Ky organizim është iniciuar nga nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc në bashkëpunim me Bashkësinë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ./Titulli.com/