Arifi: Komuna e Bujanocit jeton në frymën evropiane
Lokale

Arifi: Komuna e Bujanocit jeton në frymën evropiane

09.May.2016 14:47
0
"Është nderë i vecantë për mua që në cilësinë e kryetarit të komunës të gjithë qyetarëve t'ua urojë këtë ditë të sotme, 9 majin, Ditën e komunës sonë e cila përkon pikërisht me Ditën e Evrpoës", ka thënë kryetari i komunës së Bujanocit në urimin me rastin e ditës së Evropës.

Sipas tij domethënien e madhe që ka kjo ditë, shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit, të gjithë miqëve dhe bashkëpunëtorëve tanë evropianë t’ua urojmë këtë ditë.

Arifi ka shprehur falenderim të përjetshëm për gjithë atë kontribut që mekanizmat evropianë kanë dhënë për komunën tonë, e që përfituesit më të mëdhenj kanë qenë vet qytetarët tanë.

"Bujanoci sot ka festë. Ka festë, sepse Bujanoci nuk ka si të jetë ndryshe përpos që është Evropë. Komuna jonë jeton në frymën evropiane, në frymën e tolerancës dhe perspektivës integruese. Rruga jonë, pa marë parasyshë përkatësinë etnike apo fetare, është e përbashkët, ajo është Evropa dhe vetëm Evropa", është thënë më tej në urimin e Arifit.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi është shprehur se Bujanoci dhe vet komuna këtë ditë duhet ta ruaj dhe ta trashëgoj si një vlerë e cila do të na shpie atje ku synojmë të gjithë.

 

 

Luginës i duhet një bashkërendim politik i kërkesave ndaj institucioneve qendrore në Beograd
Preshevë: Shqiprim Arifi mes Ramës dhe Erdoganit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration