Preshevë: Rezultati i zgjedhjeve lokale, mandatet në kuvendin komunal Foto ilustrim: Kuvendi Komunal -Preshevë
Lokale

Preshevë: Rezultati i zgjedhjeve lokale, mandatet në kuvendin komunal

05.Jun.2024 09:13
0

Partia për Veprim Demokratik, e udhëhequr në Preshevë nga Ardita Sinani, ka fituar më së shumti mandate në kuvendin komunal të Preshevës, në zgjedhjet e përsëritura lokale, të mbajtura edhe në jug të Serbisë - me shumicë shqiptare - më 2 qershor.

Sinani është këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Preshevë, Alban Mehmeti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se partia e udhëhequr prej Sinanit do t’i ketë 11 ulëse në Kuvendin komunal.

Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve, në krye me Ragmi Mustafën, kanë fituar nga tetë ulëse.

Lëvizja për Reforma e Sami Salihut i ka fituar gjashtë ulëse.

Aleanca për Luginën, e udhëhequr prej Armend Aliut dhe Ilir Sadriut i ka fituar tre ulëse.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve, në krye me Naser Azirin, e ka fituar një ulëse, sikurse lista "Aleksandar Vuçiq-Presheva Nesër ", e lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS).

Ky rezultat mundë të ndryshojë pas rovitimit dhe është preliminar.

Para zgjedhjeve, komuna e Preshevës është administruar prej një Autoriteti të Përkohshëm, të emëruar nga Qeveria e Serbisë. 

Komuna e Preshevës i ka mbi 61 banorë të regjistruar në Serbi, në regjistrimin e fundit të popullsisë.

Vëzhguesit në Serbi: Zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme
Vuçiq: Të lejohet qasja në gjithë materialin zgjedhor në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration