Inxhinieri nga Presheva përgatit tekste shkollore profesionale me vetiniciativë, pret lejen e Ministrisë
Lokale

Inxhinieri nga Presheva përgatit tekste shkollore profesionale me vetiniciativë, pret lejen e Ministrisë

28.Dec.2015 09:42
0
Në shkollën e Mesme Teknike "Presheva" në Preshevë, në lëndët e drejtimeve profesionale nxënësit kanë telashe sa i përket furnizimit me meteriale shkollore të domosdoshme, por falë iniciativave personale të profesorëve, në këtë rast falë profesor Hysamedin Ahmetit, nxënësit u pajisën me dispensa (libra) të profesionit të elektroteknikës, ku nxënësit janë të kënaqur me këto libra dhe se iu kanë ndihmuar dhe lehtësuar puna atyre gjatë mësimit.

Gjatë një interviste për Titulli.com, Hysamedin Ahmeti tha  se është duke pritur përgjigjen nga Ministria e Arsimit të Serbisë se a do të lejohen të botohen në mënyrë të rregullt këto tekste të përgatitur nga ai.

 

Si ishte gjendja e procesit mësimor në lëndën të cilën e ligjëroni ju, para se t'i botoni librat tuaj?

 

Hysamedin Ahmeti: Përgjigjen time po e filloj me këtë thënie të Mark Tëain, “ Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të heshtur: Gjithçka që më duhet për një jetë ideale…. “                                                                                                                                                   Në shkollën e Mesme Teknike “Presheva “ në Preshevë  jam rikthyer pas plot 20 vite punë  ne sektorin privat  të ndërlidhur me profesionin tim amë. Këtu gjeta shumë  shokë dhe kolegë të fakultetit , por edhe shokë të fakulteteve tjera teknike me një përvoje po aq të madhe, sepse pas mbylljes së fabrikave ku ishin te punësuar iu kthyen punës në këtë shkollë . Dua të them se kjo shkollë sa i përket kuadrit profesional  teknik është në nivel superior . Mirëpo edhe ata sikur unë janë ballafaquar me mungesë të teksteve shkollore profesionale dhe disa prej tyre edhe para meje kanë punuar dhe kanë dhënë kontribut në përpilimin e dispensave, por edhe librave adekuate për lëndë profesionale, të cilat i kanë ligjëruar. Kështu që puna ime ka qenë vazhdimësi e kolegëve  që më herët kanë punuar në këtë drejtim .Dua të them edhe këtë se ne kemi pak klasë dhe drejtime, fjala bie në atë të drejtimit elektroteknik,  ku kemi për momentin vetëm një klasë me katër  vite me drejtim elektroteknik i kompjuterëve dhe një paralele të përzier me tre vite dhe atë : elektoinstalues, elektromomtues dhe elektroinstalues.

Shumica e neve nuk kemi lëndë specifike që e ligjërojmë  gjatë katër viteve me radhë, por çdo vit thuajse ligjërojmë lendë të tjera , dhe s’mund të them se asnjëri prej nesh nuk është i specializuar për një lëndë  që do të ishte më mire , kuptohet.  Prandaj intenca ime ishte që ta mbuloj atë pjesë të lëndëve që janë bazë për elektroteknikë dhe fillova të punojë së pari në përkthimin nga gjuha serbe që është në tërësi e kompletuar me libra adekuat profesional  dhe nga këto nxirrja përgatitjet ditore. Në një moment duke ligjëruar dëgjova nga nxënësit  duke thënë se jemi lodhur duke marrë shënime nga 6-7 orë brenda ditës , dhe vetvetiu mu imponua që nxënësve t’ua sjell dhe fotokopjoj çdo ligjëratë . Kështu puna ime vazhdoi me tempo edhe më të lartë , me entuziazëm  dhe përkushtim dhe në periudhën trevjeçare bëra 7 dispensa nga 7 lëndë që deri atëherë i ligjëroja . Ato edhe sot i përdori unë,  por edhe disa kolegë të mijë si dispensa të shkruara me dorë por mjaft të qarta. Pas një kohe erdhi momenti që këto dispensa të shkruara me dorë t’i shtroj në formë elektronike që me një përkushtim dy vjeçar arrita që nga këto 7 , 4, t’ i përgatis në formë elektronike,  por kuptohet pa lekturim gramatikor dhe teknik. Kërkova mbështetje si profesionale edhe materiale për t’i përfunduar që të dalin më mirë,  mirëpo i vetëdijshëm se për tekste shkollore çfarëdo qofshin për shkolla të mesme, shkolla nuk është e obligueshme t’iu siguroj falas , kështu që u detyrova me ndihmën e një miku tim nga Prishtina ti botoj në formën siç ishin d.m.th pa lekturim gramatikor dhe teknik. Ndihma materiale e mikut tim më mjaftoi që për vitin e  kaluar shkollor  ti shtyp nga 50 copë libra nga secila, dhe u shtypën 5 libra nga 50 kopje, gjithsejtë 250 cope libra –dispensa. Shumicën e këtyre dispensave –librave në prani të ish drejtorit  dhe mjeteve të informimit ia shpërndava falas nxënësve .

 

Sa po i përmbush zbraztësirat mësimore tani botimi i librave tuaj ? 

Hysamedin Ahmeti: Se sa i përmbush zbrazëtirat mësimore këto libra-dispensa kisha pas dëshirë ta merrni opinionin e vetë nxënësve që e kanë  ndonjërin prej këtyre dispensave –librave, p.sh., në klasën I6  ku ligjëroj lëndën “ Bazat e elektroteknikës 1” .

 

Këto botime tuaja sa po janë të kapshme për nxënësit meqenëse janë libra shkencor profesional? 

Hysamedin Ahmeti: Mendoj se janë të kapshme për nxënësit,  sepse ata janë në këto drejtime profesionale të regjistruar që nga viti i parë, edhe pse problem më i madh qëndron në mosnjohjen e matematikës se siç e dini çdo lëndë teknike natyrore e ka bazë matematikën e ku shumica e nxënësve tanë ngecin.

 

A keni aplikuar në Ministrinë e Arsimit lidhur me lejimin e këtyre teksteve për përdorim, qoftë si tekste ndihmëse meqenëse nuk keni fare tekste të profesionit përkatës ? 

Hysamedin Ahmeti:     Një  shok i  imi që ka shtëpi botuese ka bëre kërkesë në Ministrinë e Arsimit për lejimin e këtyre teksteve dhe pres që shpejt të marrin informacionin e duhur nga ata.

Si përfundim desha të cek se në shkollën tonë vijojnë nxënës me parapërgatitje paraprake të nivelit të duhur , por shumica regjistrohen në drejtimin e mjekësisë e mos të harroj ata më të mirët edhe në gjimnaz, e neve po na mbesin ata mesatarët dhe nën mesatarët  që dorën në zemër edhe pse ne mësimdhënësit po e japim maksimumin e angazhimit, suksesi po na mungon .

Tekstet –dispensat  në formë elektronike të shkruara janë këto në vijim: dhe së shpejti edhe ato do ta shohin dritën, të shkruara në formë elektronike, e ato janë, Matjet ne elektronike ( viti i tretë), Kompjuterët  ( viti i tretë), Kompjuterët (viti i katërt), Bazat e elektroteknikës 1 ( për vitin e parë), Bazat e elektroteknikës 2 ( për vitin e dytë ), Elektronika 2 ( për vitin e tretë), Bazat e dirigjimit automatik ( për vitin e katërt), kurse si dispensa të shkruara me dorë kam edhe tre që i përdori unë dhe disa kolegë  që i ligjërojnë këto lëndë./Titulli.com/

 

 

Rama në Preshevë: Referencë heroizmi dhe atdhedashurie
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë ka shpërndarë ndihma për refugjatët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration