Arrihet marrëveshja, Medvegjës i hapet kufiri
Lokale

Arrihet marrëveshja, Medvegjës i hapet kufiri

22.May.2015 16:34
0

Është arritur marrëveshja Kosovë – Serbi për hapjen edhe të dy vendkalimeve kufitare.

Sipas kumtesës nga Kryeministria, bëhet fjalë për hapjen e vendkalimeve te vendi i njohur si Kapi e Sfircës që gjendet në mes të komunës së Kamenicës dhe asaj të Medvegjës, si dhe një pikëkalim kufitar që gjendet mes Zubin Potokut dhe Novi Pazarit, transmeton Koha.net .

Në bisedimet për arritjen e kësaj marrëveshjeje nga pala e Kosovës, siç thotë kumtesa, ka marrë pjesë e ministrja për Dialogun, Edita Tahiri.

Me këtë rast, Komisioni Evropian raportoi se janë në fazën finale të nënshkrimit të kontratës me UNOPS-in, si partner implementues, dhe se ndërtimi i objekteve do të ndodhë së shpejti.

Buxheti i ndarë për ndërtimin e objekteve të përhershme të IBM-së nga fondet e IPA-s për të dy shtetet, është mbi 21 milionë euro.

“Hapja e pikëkalimit te Kapia e Sfricës do të lehtësoj maksimalisht lëvizjen e lirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe sidomos të atyre nga Medvegja, sepse do të shkurtohet udhëtimi për rreth 100 km. Me fjalë tjera tani përmes këtij pikëkalimi do të mund të vijnë në Kosovë duke bërë rrugë vetëm 28 kilometra. Më tutje, gjatë stinës së verës dhe periudhës së festave ky pikëkalim i ri kufitar do t’u mundësojë diasporës tonë edhe një qasje më shumë për në Kosovë”, theksoi ministrja Tahiri.

Po ashtu në takim u arrit pajtimi për vendosjen edhe të autoriteteve doganore në pikë kalimin kufitar Mutivodë, sipas kërkesës së banorëve shqiptarë të komunës së Medvegjes. /Titulli.com/

Shumë kërkesa, pakë mjete për kulturë (Video)
TK ndan bursa për regjistrim në Fakultetin Filologjik "“ Katedra e Albanologjisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration