I ndahen 10.000 franga studentëve të Luginës
Lokale

I ndahen 10.000 franga studentëve të Luginës

24.Nov.2012 13:12
0
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore nga Zvicra sot ka bërë shpërndarjen e 10 mijë frangave zvicerane, nga 100chf për 100 studentë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ndarja e mjeteve u bë në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë në prezencë të qytetarëve dhe studentëve të përzgjedhur, raporton Titulli. Studentët që morën këtë ndihmë u shprehën të gëzuar dhe falënderues ndaj fondit me mjetet që ia ka shpërndarë dhe që nuk ka haruar se studentët e Luginës kanë nevojë për kushte më të mira për studime në këtë kohë të krizës ekonomike. Xhelal Mehmeti, kryetar i këtij fondi shpalosi programin, ndërsa nuk harroi të falënderojë edhe bashkatdhetarët të cilët kontribuuan me mjete financiare për të shpërblyer studentët e Luginës. Ky aksion i Fondit Humanitarë të Kosovës Lindore u morë me rastin e 100 vjetorit të  pavarësisë së Shqipërisë dhe 15 vjetorin e themelimit të këtij fondi./Titulli.com/
310 shqiptarë fillojnë të mësojnë serbisht
Dështon Kuvendi i Luginës, “fajet ulësja”!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration