310 shqiptarë fillojnë të mësojnë serbisht
Lokale

310 shqiptarë fillojnë të mësojnë serbisht

24.Nov.2012 15:07
0
[caption id="attachment_42609" align="alignleft" width="259"] Foto ilustrim[/caption] Në Bujanoc dhe Preshevë, 310 shqiptarë të moshës 15 deri 30 vjeç, kanë filluar orët e para të shkollës në gjuhën serbe. Millica Rodiq, këshilltare në Trupin Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë thotë se të gjithë ndjekësit e shkollës, pas testit janë klasifikuar në dy grupe, varësi të nivelit të njohjes së gjuhës serbe. “Për të gjithë ndjekësit e shkollës së gjuhës serbe ligjëratat dhe librat janë falas. Ata, gjatë shtatë muajve të ardhshëm do të mësojnë dy ditë në javë, kurse në fund të shkollës të gjithë që kalojnë provimin, do të pajisen me diploma të Institutit për gjuhë të huaja”, ka thënë për Tanjug, Rodiq. Ajo gjithashtu ka sqaruar se mësimi në gjuhën serbe, në bazë të programit të Institutit për gjuhë të huaja në Beograd, do ta mbajnë profesorët e gjuhës serbe në bashkëpunim me asistent shqiptarë, që janë gjithashtu profesorë të gjuhës serbe. “Zotërojë njohuri të gjuhës serbe, mirëpo për fushën time kjo është e pamjaftueshme. Më vjen mirë që në këtë mënyrë po marrë mësime dhe jam i sigurt se kjo diplomë do të më ndihmojë të gjejë një punë të mirë”, thotë Valon Begzadi nga Bujanoci. Ndjekësit e shkollës së gjuhës serbe mësimin do ta zhvillojnë në hapësirat e degës së Fakultetit Ekonomik në Bujanoc, dhe në shkollë e mesme teknike në Preshevë./Titulli.com/
Bujanoci feston 100 vjetorin më 27 nëntor (video)
I ndahen 10.000 franga studentëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration