Dështon Kuvendi i Luginës, “fajet ulësja”!
Lokale

Dështon Kuvendi i Luginës, “fajet ulësja”!

24.Nov.2012 12:32
0
[caption id="attachment_38107" align="alignleft" width="300"] Foto nga seancat e rregullta të Kuvendit Komunal të Komunës së Bujanocit[/caption] Deri më sot kemi dyshuar, ose nuk kemi dashur ta pranojmë se përçarja ka shkuar deri në atë masë sa që nuk bashkon shqiptarët edhe për interesa kombëtare, mirëpo me mosmarrëveshjet e tyre për “interesa personale” ka kaluar çdo kufi sa që çon edhe në dështimin e seancave shumë me rëndësi për shqiptarët e Luginës. Epilog të njëjtë si të shumë iniciativa të tjera, pati edhe mbajtja e mbledhjes së tre Kuvendeve me këshilltarë shqiptarë e cila ishe paraparë të mbahet sot, dhe e cila për mosmarrëveshjen se kush duhet të ulet në karrigen që udhëheqë mbledhjen, ka dështuar. “Ne nuk pranojmë që mbledhja të udhëhiqet nga kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit Hajredin Hyda”, ishin këto kërkesa të Lëvizjes së Progresit Demokratik të cilat u iniciuan nga vetë Jonuz Musliu, që edhe kësaj here nga opozita e donë këtë karrige, raporton Titulli. Pikërisht, kjo kërkesë e drejtuesit të këtij subjekti të tretë me vota por edhe me ulëse në Kuvend “nuk ka mundësuar mbajtjen e kësaj mbledhje” , natyrisht këtë kushtëzim nuk e ka pranuar partia në pushtet e cila udhëheqë me Kuvendin Komunal të Bujanocit. Deri sa Jonuz Musliu drejtonte Kuvendin e Bujanocit, në momentet që mbaheshin seancat e tre Kuvendeve të komunave shqiptare të Luginës ai nuk lëshonte këtë karrige, deri sa tani të njëjtën e kërkon edhe nga opozita. Sipas rregullave të mëhershme kjo karrige e tre Kuvendeve shqiptare do t’i takonte kryetarit të tanishëm të Kuvendit Komunal  Hajredin Hyda, pa marrë parasysh pëlqimet e individëve të caktuar. Kjo mbledhje e paraparë për tu mbajtur sot, përveç deklaratës politike, do të kishte edhe një simbolikë në prag të 100 vjetorit të pavarësisë, mirëpo siç po shihet, për disa karrigia më e mirë se sa bashkimi i shqiptarëve./Titulli.com/  
I ndahen 10.000 franga studentëve të Luginës
Konçuli, më 10 dhjetor me menaxhim të integruar të kufirit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration