I bie shpullë policit në hyrje të Tërnocit
Policia në Bujanoc, me urdhër të prokurorit, ka urdhëruar në mbajtje deri 48 orë M. XH. (48) për shkak të dyshimit se ka goditur me shpullë policin e komunikacionit gjatë kryerjes së punës zyrtare.Incidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit, gjatë kontrollit të rregullt, kur polici, siç transmetojnë mediat serbe, për shkak të shkeljes së kryer në trafik, ka ndaluar veturën që po ngiste djali i të dyshuarit.
“Dyshohet se M. XH. Ka dal nga vetura prej vendit të pasagjerit dhe ka filluar të diskutojë me zyrtarin policor dhe në një moment e ka goditur ate me shuplakë”, transmeton Titulli.
Për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, i dyshuari do të sillet në prokurorinë përkatëse./Titulli.com/