Arsimi fillorë dhe vazhdimi i të mesmit në Luginë, krahas rrethit të Pçinjës
Lokale

Arsimi fillorë dhe vazhdimi i të mesmit në Luginë, krahas rrethit të Pçinjës

10.Aug.2014 12:24
0

Në 60 komuna të Serbisë pothuajse të gjithë nxënësit e shkollës fillore përfundojnë edhe të mesmen, ndërsa në 55 komuna tjera më pak se 90 për qind.

Situata më e rëndë është në komunë të Medvegjës, Crna Travë dhe Meroshë, ku shkollën e mesme e përfundojnë më pak se 70 për qind e nxënësve.

Në 15 komuna, përfshirë edhe komunën Gaxhin Han, kjo përqindje sillet nga 70 deri në 80 për qind, kurse në 37 komuna, përfshirë edhe komunën e Preshevës, në mes të 80 dhe 90 për qind e nxënësve përfundojnë arsimin fillorë.

Gjithashtu është konstatuar se nga shkollimi fillor më së shpeshti, ndër të tjera, dorëhiqen nxënësit nga Lebani dhe se 65 për qind e popullatës rome kurrë nuk përfundojnë shkollën fillore.

Përqindja e fëmijëve në Serbi të cilët nuk përfundojnë arsimin e filluar dramatikisht është i lartë dhe i dobët në komunat e pazhvilluara.

“Njëra nga arsyet është edhe mos organizimi i transportit nga shtëpia në shkollë, harxhimet e të cilave sipas ligjit duhet t’i mbulojë komuna. Nuk ka kurrfarë të dhëne për grupe të ndjeshme të nxënësve, siç janë fëmijët me aftësi të kufizuara apo fëmijët që jetojnë në familje të varfra, mirëpo supozohet se shkalla e braktisjes së shkollimit në këto grupe është shumë e lartë”, shkruan gazeta beogradase ‘Politika’, transmeton Titulli.

Kur kemi të bëjmë me shkollat e mesme, të dhënat tregojnë se përfshirja në arsim të mesëm është më i vogël në fshatra se sa në qytete, ndërsa në vendbanimet rome vetëm 30 për qind e të rinjve shkojnë në shkollë të mesme, kurse kjo përqindje është edhe më e ulët tek romet. Përqindja e braktisjes së arsimit të mesëm, në nivel republikan, sillet rreth 5 deri në 10 për qind, e cila arrin më shumë se 5 për qind në komunë të Bujanocit.

Në dy vitet e fundit rezultate më të mira tregojnë maturantët nga rrethi i Pçinjës, respektivisht nga Vranja dhe Tërgovisha. Këto rezultate do të duhet të analizohen për të përcaktuar nëse ato janë si rezultat i kontrollit më të dobët të provimit përfundimtar.

Arsyet e braktisjes së arsimit të mesëm përfshinë: mos organizimin e transportit nga shtëpia në shkollë, politika e bursave dhe kredive të cilat nuk shkojnë në favor të nxënësve më të rrezikuar, qëndrimet e profesorëve si dhe mungesa e trajnimit të tyre për punë me të rinj të cilët rrezikohen për të lënë shkollën, si dhe mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit mes shkollave, qendrave për punë sociale dhe prindërve./Titulli.com/

Rikthehen kolonat në kufi
I bie shpullë policit në hyrje të Tërnocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration