Hylja Ahmeti dhe Luard Idrizi u shpërblyen me mirënjohje të dalluar në shkollën e mesme në Bujanoc
Dy nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” të drejtimit të mjekësisë në Bujanoc, Hylja Ahmeti dhe Luard Idrizi janë nderuar me mirënjohje nga Lidhja e Shoqatave të Punëtorëve Shëndetësorë në Serbi.
Me përzgjedhjen e këtij institucionit arismorë u vlerësua se mirënjohja u dha për kontributin e dhënë për punë, zhvillim dhe veprimtari profesionale nga nxënësit më të mirë të maturantëve të shkollave mjekësore.
Sipas informatës së publikuar nga shkolla e mesme thuhet se pas konsultimit të brendshëm zgjodhi dy nxënësit më të mirë në mesin e më të mirëve të klasës 4/5, shkruan Titulli.com.
“Inkurajojmë nxënësit për arritjet e tyre, të cilët janë modeli që duhet ndjekur, mësimdhënësit për përkushtimin e tyre në edukimin e brezit të ri, prindërit për përkujdesjen që tregojnë”, thuhet në njoftimin e shkollës së mesme./Titulli.com/