Lokale
Abetarja gjithëkombëtare arrin edhe në Bujanoc
Abetarja gjithëkombëtare ka arritur edhe në komunën e Bujanocit. Gjithsejtë janë sjellë 300 ekzemplarë.
Pas Preshevës edhe Bujanoci është bërë me Abetaren e shumëkërkuar. Këtë lajm për Titullin e konfirmoi shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
Ai tha se 300 ekzemplarët e Abetares janë dërguar nga Ministria e Arsimit e Kosovës, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të bëhet shpërndarja nëpër shkollat fillore të komunës së Bujanocit.
“Abetarja vjen në një vit shumë të rëndësishëm. Nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës Abetaren do ta kenë në duart e tyre pikërisht në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptarë”, tha Pajaziti, duke njoftuar se ky libër që shërben për të mësuar shkrimin dhe leximin do të përdoret nga fillimi i vitit të ri shkollorë, në shtator.
Më 24 prill të këtij viti ishte përzgjedhur teksti fitues për abetaren e përbashkët gjithëkombëtare, ndërsa është promovuar në Prizren nga dy kryeministrat, i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Kosovës Hashim Thaci./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!