Hulumtimi: 74.8 për qind e shqiptarëve duan bashkimin kombëtar, ku mbeti Lugina e Preshevës
Lokale

Hulumtimi: 74.8 për qind e shqiptarëve duan bashkimin kombëtar, ku mbeti Lugina e Preshevës

16.Nov.2019 16:38
0

Sipas një studimi i bërë së fundi, 74.8 përqind e shqiptarëve duket se janë pro idesë së bashkimit kombëtar, Kosovë-Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur, gazetari Sebastian Zonja, përmes një shkrimi në “Facebook”.

Ai ka bërë me të ditur se këtë javë në Tiranë ishte planifikuar të botohej një studim i thelluar, i kryer nga organizata të shoqërisë civile, por publikimi i këtij studimi është anuluar.

Sidoqoftë “75% e shqiptarëve janë pro Bashkimit Kombëtar. Anulohet publikimi i studimit.’ Këtë javë në Tiranë ishte planifikuar të botohej një studim i thelluar, ku kanë marrë pjesë shumë organizata të shoqërisë civile në Shqipëri e Kosovë, mbi bashkimin kombëtar. Publikimi i studimit, edhe pse çdo gjë ka qenë gati, është anuluar një natë para pa dhënë asnjë sqarim. Më poshtë kam vendosur një fotografi të njërës prej faqeve të studimit që nxjerr se në sondazhin e kryer 75% e shqiptarëve të Shqipërisë do kishin votuar në favor të bashkimit Shqipëri – Kosovë nëse do ishte mbajtur një referendum”, tha ai.

Sipas tij, studimi trajton me sondazhe edhe shumë tema të tjera që dëshmojnë se shqiptarët janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë, dhe kundër Mini-Schengenit Ballkanik, pasi kërkojnë integrim dhe Bashkim Kombëtar, dhe jo bashkim me Serbinë.

 

Më poshtë mund ti gjeni rezultatet e këtij hulumtimi të detajuar:

– Nga të anketuarit: 88,7% e shqiptarëve të Kosovës e kanë vizituar Shqipërinë, ndërsa vetëm 31,6% e shtetasve të Shqipërisë e kanë vizituar Kosovën.

– Vetëm 18% e të anketuarve të pakicës serbe në Kosovë e kanë vizituar Shqipërinë në dy vitet e fundit.

– 85% e të anketuarve në Shqipëri thonë se ndihen të sigurt kur vizitojnë Kosovën. 60 për qind e qytetarëve të Kosovës thonë se ndihen të sigurt kur vizitojnë Shqipërinë.

– Shumica e të anketuarve shqiptarë në Kosovë e Shqipëri thonë se nuk kanë problem të kenë marrëdhënie sociale me dikë nga Kosova apo Shqipëria (të banojnë në një fshat, qytet, lagje, të punojnë bashkë).

– Në pyetjen se a kanë të anketuarit problem të martohen me dikë nga vendi tjetër (Shqipëria/Kosova) gjendja duket kështu: 75% e të anketuarve në Shqipëri thonë se nuk e kanë problem, ndërsa në Kosovë 56% japin një përgjigje pozitive.

– 84% e shqiptarëve të Kosovës dhe 67% e qytetarëve të Shqipërisë nuk duan të kenë marrëdhënie sociale me serbët.

– 85% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 65% e shqiptarëve në Kosovë i përkrahin marrëdhëniet sociale me njerëz nga Europa Perëndimore dmth. të punojnë dhe bashkëjetojnë me perëndimorë.

– Në pyetjen mbi gatishmërinë për t’u martuar me dikë nga Europa Perëndimore, gjendja duket kështu: në Shqipëri 65,5% nuk e shohin këtë si problem, në Kosovë vetëm 19,5% janë të gatshëm për t’u martuar me dikë nga Perëndimi.

– Në pyetjen mbi gatishmërinë për t’u martuar me dikë që ka fe tjetër, dallimi është i madh. Në Shqipëri 79% thonë se nuk e shohin këtë fare si problem. Në Kosovë vetëm 13,5 për qind janë të gatshëm të martohen me dikë që ka fe tjetër.

– Shqiptarët e Kosovës janë më mirë të informuar mbi liderët politikë të institucioneve më të rëndësishme të Shqipërisë dhe mbi datat historike në krahasim me qytetarët e Shqipërisë mbi të njëjtat informata mbi Kosovën.

– Më shumë shqiptarë të Kosovës konsumojnë media të Shqipërisë se anasjelltas.

– Sa i përket sundimit të ligjit qytetarët në të dy vendet besojnë se ligji zbatohet më mirë në Kosovë.

– Sa i përket korrupsionit shumica e të anketuarve në Kosovë thonë se korrupsioni është më i lartë në Kosovë, por me këtë nuk pajtohet shumica e të anketuarve nga Shqipëria.

– Shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë pajtohen se vendet si Gjermania, Italia, Franca, SHBA, Kroacia dhe Turqia janë të përzemërta ndaj të dy vendeve (Kosovës dhe Shqipërisë).

– Sipas të anketuarve: vendet më armiqësore ndaj Shqipërisë dhe Kosovës janë Serbia dhe Rusia.

– Sa i përket Greqisë: shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri pajtohen se Greqia mban qëndrim më të përzemërt ndaj Kosovës dhe më agresiv ndaj Shqipërisë.

– Shumica në të dy vendet mendon se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë sa duhet të zhvilluara.

– Shumica në të dy vendet kërkon unifikimin e librave shkollorë dhe planprogrameve.

– Shumica kërkon heqjen e plotë të tarifave doganore.

– 63% e të anketuarve në Shqipëri DËSHIROJNË bashkimin kombëtar. Në Kosovë: 54% duan bashkim me Shqipërinë. 16% e të anketuarve në Shqipëri dhe në Kosovë janë kundër bashkimit. Argumenti më i shpeshtë që përmendet nga kundërshtarët janë kulturat dhe traditat e ndryshme. Ata që nuk e duan bashkimin rrjedhin kryesisht nga zonat urbane në Kosovë dhe Shqipëri. Shikuar në aspektin gjeografik shumica e atyre që janë kundër bashkimit banojnë në rajonin e Prishtinës dhe në Shqipërinë e mesme.

– Në pyetjen nëse janë të gatshëm të paguajnë një tatim ekstra për të mundësuar bashkimin, gjërat ndryshojnë: vetëm 29% e të anketuarve në Shqipëri janë të gatshëm të paguajnë një tatim ekstra, në Kosovë 49% do të paguanin këtë tatim.

– Po të kishin mundësi të vendosnin në referendum, 75% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 64% e shqiptarëve të Kosovës do të përkrahnin bashkimin kombëtar.

– Në pyetjen se SA I REALIZUESHËM është bashkimi kombëtar, situata ndryshon: vetëm 23% në Shqipëri dhe 17% e shqiptarëve në Kosovë besojnë se bashkimi është i mundshëm.

– Debati i muajve të fundit për mundësinë e korrigjimit të kufijve nuk është pritur pozitivisht nga shqiptarët e Kosovës (70%), në Shqipëri (52%), nga serbët e Kosovës (80%). Shkëmbimi i territoreve – veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës – është hedhur poshtë nga shumica e të anketuarve.

Fëmija 9 vjeç gati të mbyllë Bachelorin
Hooper: Marrëveshja Kosovë-Serbi ekziston, çështja është zbatimi dhe përfshinë një shkëmbim territoresh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration