Fëmija 9 vjeç gati të mbyllë Bachelorin
Besojeni ose jo, por një fëmijë gjeni pritet të diplomohet në nivelin Bachelor, ndërkohë që është veçse 9 vjeç.
Djaloshi vjen nga një familje mjekësh dhe ishin gjyshërit ata të cilët vunë re diçka të veçantë te ai.
“Mendonim se ata po e ekzagjeronin kur shpreheshin se djali ishte shumë i zgjuar”, tregon e ëma e Simons. Kjo e fundit mendon se inteligjenca e të birit mund të burojë ndoshta nga fakti se gjatë kohës që ishte shtatzënë me të birin ka konsumuar shumë peshk.
Koeficienti i Inteligjencës së tij (IQ) shkon plot 145.Pavarësisht arritjeve të tij, prindërit sigurohen që në fund të ditës, Simons të argëtohet porsi një fëmijë. Atij i pëlqen të luaj me qenin, celularin dhe meqë gjithashtu tërhiqet shumë edhe nga mjekësia, ka një ëndërr në sitat: të zhvillojë organe artificiale