Hekurudha në korridorin 10 Bujanoc-Preshevë gati në përfundim
Në mes të vitit të ardhshëm pritet të përfundojnë punimet në modernizimin e hekurudhës në korridorin 10.Kompania “RZD Interantional” ka filluar punimet në prill të vitit 2016 në dy pjesë të Jugut të Serbisë, shkruan Titulli.com.
“Pritet që rikonstruimi i dy pjesëve do të përfundojë në pjesë e dytë të vitit 2017. Punimet në këto dy pjesë të jugut Vranjska-Banjë-Ristoc dhe Bujanoc-Bukuroc që kanë filluar në prill të vitit 2016 janë në përfundim e sipër”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Sipas kësaj kompanie kjo pjesë paraqet të fundin nga tre pjesët e hekurudhës evropiane në korridorin 10, projekt që kushton më shumë se 38 milion dinarë të financuara nga kredia e marrë ruse./Titulli.com/