Bujanoc: Konkurs arti për logon e fushatës me temë të DREJTAT E FËMIJËVE
Lokale

Bujanoc: Konkurs arti për logon e fushatës me temë të DREJTAT E FËMIJËVE

18.Oct.2016 19:21
0
Incijativa Qyterare shpall konkurs për logon e fushatës, e cila do të merret me promovimin e të drejtave të fëmijëve, Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve dhe Protokollit të Tretë Opsional të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Po ashtu, temë e fushatës do të jetë rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me shkeljen e të drejtave dhe mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Kushtet:

Të drejtë  pjesëmarrje kanë të gjithë fëmijët e  moshës  nga 6 deri në 18 vjeç, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Bujanoc.

Teknika e punës (akuarel, tempera, grafikë, ngjyra të drurit, flomastera, etj) nxënësit  mund të zgjedhin vetë, sugjerohet blloku shkollor që përdoret në lëndën e artit figurativë (nuk do të skualifikohen nese përdorin sipërfaqe tjetër). Punimi duhet të ketë titull, i cili mundë të jetë në formë të slloganit. Të gjitha punimet duhet të nënshkruhen me emrin dhe mbiemrin e plotë, dhe duhet të shënohet klasa dhe emri i shkollës.

Konkursi është i hapur për individë apo grup autorësh. Nxënësit, qoftë si individ apo grup autorësh, mund të dërgojnë deri në tri vepra.

Një komision prej tre anëtarësh do të zgjedhë punimin më të mirë, fituesit do ti jepet një kupon në vlerë prej 10.000 dinarë.

Me dërgrimin e punimit në konkurs, pjesëmarrësit japin pëlqimin e tyre, që punimi i tyre të zgjidhet në konkurs dhe të përdoret për qëllime promovuese nga organizatorët e konkursit. Punimet nuk do të kthehen pas përfundimit të konkursit. 

Punimet mund të dërgohen direkt në zyrën e Incijativës Qyterare tek Fismir Jahiu: Karagjorgje Petroviqa 288, 17520 Bujanoc ose te personi përgjegjës në shkollë.

Konkursi ështi i hapur prej 1 tetori 2016 t deri më 31 janar 2017.

Për informata shtesë kontaktoni Fismir Jahiun përmes emailit- fismir@gradjanske.org ose tel- 063 128 27 48.

 

Hekurudha në korridorin 10 Bujanoc-Preshevë gati në përfundim
Gjendja e sigurisë stabile, vlerëson sekretari Miloslav Miliçkoviq në kufirin e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration