Haziri: Askush nuk ka të drejtë ta lë anash problemin e Kosovës Lindore
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se zgjidhja më e mirë do të ishte që Kosova Lindore t’i bashkëngjitej Republikës së Kosovës, duke shtuar se askush nuk ka të drejtë ta lë anash këtë problem.
Këto komente kreu i Gjilanit, njëherit nënkryetar i LDK-së, i ka bërë në konferencën “Lugina e Preshevës dhe perspektiva e saj”, të organizuar në Zvicër.
“Ne do të vazhdojmë të ecim së bashku deri në realizmin e qëllimit të fundit. Deri atëherë kur Kosova Lindore ta zgjedh problemin e vetë politikë dhe bëhet pjesë e pandashme e Republikës së vetë, Kosovës. Nuk ka te drejtë askush me e lanë anash e as me e injoru këtë problem”, ka thënë Haziri.
Në këtë konferencë kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi tha se qytetarët që jetojnë në diasporë shfaqën interesimin e tyre për të ardhmen e Luginës së Preshevës dhe u njoftuan për së afërmi me proceset nëpër të cilat bashkërishtë po kalojmë.
Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar u shpreh se Lugina e Preshevës e bënë ekuivalencën ne procesin e dialogut Kosovë - Serbi.