Gjilani nderon Jonuz Musliun, lideri i luftës dhe i paqes
Lokale

Gjilani nderon Jonuz Musliun, lideri i luftës dhe i paqes

20.Jan.2019 19:55
0

Në njëvjetorin e ndajres nga jeta, në kuadër të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit 2019”, në Gjilan është mbajtur Akademi Përkujtimore për Jonuz Musliun.

Fillimisht ish-pjesëtarë të UÇPMB-së nderuan figurën e Jonuz Musliut dhe të të gjithë të rënëve në luftën për liri.

Në emër të nikoqirit, Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit, ka theksuar se janë mbledhur në këtë akademi për të nderuar jetën dhe veprën e Jonuz Musliut, atdhetar e luftëtar i madh, një burrë i drejtë e njeri i mirë.

“Jouz Musliu si politikanë është ballafaquar me shumë sfida dhe ishte një person i rëndësishëm politik dhe i afërt me qytetarë. Ai me veprat e tij do të mbetet personalitet i kohës, duke lënë gjurmë të mëdha në historinë e kombit. Do të mbahet mend si politikanë i vendosur, i besueshëm, njeri i dijshëm dhe komunikativ. Ai ka lënë gjurmë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, andaj sot me krenari e kujtojmë si lider të luftës dhe të paqes, si njeri që e donte familjen e tij”, ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit.

Ismajl Kurteshi, dikur shok i burgut i Jonuz Musliut e tash deputet, ka theksuar se Jonuzi është dalluar si atdhetar i çmuar para, gjatë dhe pas luftës.

“Jonuzi punoi që Kosova Lindore të bëhet pjesë e trojeve të pavarura shqiptare dhe se veprën e Jonuzit do t’a vazhdojnë veprimtarët e Luginës së Preshevës”, tha ai.

Ka folur edhe bashkëveprimtari i Jonuz Musliut, Fismet Sylejmani, i cili ka theksuar se Jonuzi shkoi atëherë kur më së shumti i duhej Luginës së Preshevës.

“Ai po dëshmohet se ishte personalitet i madh dhe se Lugina e Preshevës mbeti pa liderin, por besojmë se fryma e tij do t’a shoqërojë çdo liderë në Luginë, andaj po dëshmohet se gjenearat e reja po mësojnë nga vepra e Jonuzit”, pohoi Sylejmani.

Në emër të familjarëve, ka folur i biri i Jonuz Musliut, Shqipërimi, i cili për babin e tij tha se “në janar lindi dhe në janar shkoi dhe se po dëshmohet se Jonuz Musliun fati e përcolli në të gjithë janarit e lavdishëm, ngase pas gjashtë ditësh më 26 janar është datë kur publikisht në skenë doli UCPMB, kohë kur pas përfundimit të luftës, forcat serbe u sistemuan në Luginë të Preshevës”.

Në fund është dhënë një video-material, ku personalitet ë ndryshme kanë folur për veprimtarinë e Jonuz Musliut./2lonline.com/

Haziri: Askush nuk ka të drejtë ta lë anash problemin e Kosovës Lindore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration