Hapet zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë (foto)
Përfaqësues politik e instituconal kanë hapur zyrën për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.
Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi ka thënë se kjo zyre do të jetë në shërbim në shërbim të qytetarëve të Medvegjës, që do të adresojë shtypjen e shpopullimin në veçanti e realizimin e drejtave kombëtare në përgjithësi.
Postimi i plotë në facebook i Ragmi Mustafës:
Ashtu edhe siç ishim zotuar 2 vite më parë, kur morëm udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar, sot në mënyrë solemne e bëmë hapjen e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Medvegjë.
Në prezencën të bashkëkombësve nga Medvegja, personaliteteve politike të Luginës së Preshevës dhe strukturave të KKSH-ës theksova se Medvegja duhet të i bashkoi të gjithë dhe të gjithë të bashkohemi për Medvegjën.
Medvegja është e medvegjasëve, është ndërgjegjja jonë kolektive. Diskriminimi i rrënjësor strukturor ka adresën tek institucionet që pasivizojnë adresat.
Kjo zyre në shërbim të qytetarëve të Medvegjës, shqiptarëve të Medvegjës do të adresojë shtypjen e shpopullimin në veçanti e realizimin e drejtave kombëtare në përgjithësi.
Zyra e KKSH-ës është nga të paktat që është hapur në nivel rajonal në këtë komunë me mbështetjen e Ministrit në detyrë të Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj si pjesë e masave programatike të KKSH-ës.