Hapet një pjesë e autostradës Bujanoc-Maqedoni, pritet vendosja e pagesës
Lokale

Hapet një pjesë e autostradës Bujanoc-Maqedoni, pritet vendosja e pagesës

24.Aug.2013 18:32
0
Kanë përfunduar punimet në pjesën e Korridorit 10 me një gjatësi prej 21.5 kilometra, nga fshati Levosojë i komunës së Bujanocit e deri në kufi me Maqedoninë, ka thënë sot drejtori i “Korridorit të Serbisë”, Dmitar Đurović. “Hapi jonë i ardhshëm është përfundimit i punimeve dhe në ngritjen e pikave të pagesës së autostradës, të cilat presim që të përfundojnë për disa muaj të ardhshëm”, i ka thënë Đurović gazetarëve gjatë vizitës në pjesën e përfunduar të autostradës në Korridorin 10 duke thënë se brenda disa muajve shteti do të fillojë të mbledhë të ardhurat nga pagesa e në këtë pjesë të autostradës, transmeton agjencia Beta.putarina Ai me këtë rast ka thënë se punimet janë në fazën përfundimtare edhe në pjesën Neradovac i ulët – Srpska Kuq me një gjatësi prej tetë kilometrave në komunë të Vranjës, ku përfundimi i punimeve në këtë pjesë dhe lëshimi në shfrytëzim i saj pritet të deri në fund të muajit shtator. “Edhe sot, megjithëse është e shtunë, në terren kemi 620 punëtor të angazhuar, 118 makineri dhe 88 kamionë”, ka thënë Đurović./Titulli.com/
Bujanoci e Presheva “helëm” banesat, më shtrenjtë se në Prishtinë e Beograd
Konçuli bllokohet, kolona pesë kilometra
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration