Bujanoci e Presheva “helëm” banesat, më shtrenjtë se në Prishtinë e Beograd
Lokale

Bujanoci e Presheva “helëm” banesat, më shtrenjtë se në Prishtinë e Beograd

25.Aug.2013 13:10
0
Blerja e patundshmërive në Luginë po kushton aq shtrenjtë sa edhe në kryeqytet ku çmimet janë më të larta se në vendet më rurale. Këtyre ditëve në Bujanoc e Preshevë po ndërtohen ndërtesa të reja 5-6 e më shumë katëshe, të cilat për nga çmimi nuk ia lëshojnë “rrugën” patundshmërive siç janë ato në Prishtinë e Beograd. Nganjëherë blerja e një banese në Bujanoc e Preshevë kushton sa në kryeqytet, edhe pse vlera e një prone në Prishtinë e Beograd gjithmonë ka qenë më shtrenjtë marrë parasysh edhe vet lokacionin. Një qytetarë i Luginës duhet të ndajë së paku 400-deri në 800 euro për një metër katrorë , ndërsa një banesë në Bujanoc e Preshevë prej 100 metrave, në varësi nga kati, mund të kushtojë edhe deri në 80 mijë euro. “E kamë blerë banesën e re që është në ndërtim e sipër. I ka rreth 90 metra katrorë dhe është në katin e katërt, ndërsa për te kam paguar rreth 70 mijë euro”, i ka thënë Titullit njëri prej blerësve të banesës në Bujanoc, i cili është me qëndrim në Zvicër. Një blerës tjetër në Preshevë që nuk dëshiron të bëjë publikë identitetin thotë se për një banesë 40 metra katrorë ka ndarë rreth 30 mijë euro. [caption id="attachment_85336" align="aligncenter" width="656"]prishtine-ndertesa Çmimet e disa banesave në Kosovë[/caption] Çmimet janë astronomike nëse merren për bazë banesat në Prishtinë, Fushë Kosovë, Beograd, Novi Sad, e Nish. Blerësit e këtyre banesave në Bujanoc e Preshevë në të shumtën e rasteve janë mërgimtarët kurse banorët që jetojnë në këto komuna më shumë preferojnë shtëpitë, pasi sipas tyre, me këto të holla mund të ndërtohet një shtëpi që do të plotësonte kushtet më të mira se në banesë dhe do të kesh rehatin. Gjatë një hulumtimi në agjencitë për shitjen e banesave në kryeqendrat e mëdha është vërejt se përveç që çmimet e banesave nuk janë më të larta se në dy komunat e Luginës, ato ofrojnë edhe lokacion më të mirë, ndërsa njëherit mundësojnë blerjen e tyre edhe me këste mujore, nga 5 deri në 9 vite, me 0 për qind interes. [caption id="attachment_85337" align="aligncenter" width="656"]Çmimet e disa banesave në Serbi Çmimet e disa banesave në Serbi[/caption] Sipas Entit për Statistika të Serbisë çmimet e ndërtimeve të reja në Serbi, duke marrë për bazë vitin 2011-2012 kanë rënë për rreth 0.7 për qind. Ky Ent poashtu njofton se toka ndërtimore ka rënë për 16.5 për qind krahasuar me periudhën e kaluar. Nëse merret për krahasim një banesë prej 100 metrave katrorë me një çmim prej rreth 80 mijë eurove dhe ndërtimi i një shtëpie me një parcelë ndërtimi mesatare, qytetarët nga Bujaoci thonë se më parë do të zgjedhin shtëpinë, pasi me këto të holla mendojnë se do ta ndërtonin një shtëpi të kohës dhe moderne./Titulli.com/
Bujanoc, Ushtria e Serbisë mund KFOR-in
Hapet një pjesë e autostradës Bujanoc-Maqedoni, pritet vendosja e pagesës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration