Lokale
Këtu do të zhvendoset lapidari ?! (foto)
Lapidari me 28 emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së do të mund të zhvendoset në dy lokacione të cilat janë diskutuar më shumë në takimin e orës 17h të përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇPMB-së
Siç ka arrit të mësoj Titulli nga burimet brenda këtij takimi, dy lokacionet që janë shqyrtuar dhe janë paraqitur si më të përshtatshme për zhvendosjen e lapidarit të UÇPMB-së, janë ai afër xhamisë në sheshin e Preshevës, si dhe në oborrin e shtëpisë së kulturës Abdulla Krashnica në këtë qytet.
Në mesin e të pranishmëve kishte edhe prej atyre që nuk kanë pranuan zhvendosjen e lapidarit, mirëpo burimi ynë thotë se këto do të jenë propozimet e dhembshme që OVL do t’i japë gjatë ditës së nesërme në takimin me liderët politik të Luginës.
Këto dy propozime nuk do të jenë të fundit, pasi që në takimin me spektrin politik mund të ketë edhe ndonjë propozim tjetër, mirëpo, siç tha sot kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe deputeti Riza Halimi, mendimi i OVL-së do të jetë kryesori.
Gjatë ditës së sotme u mbajt një takim me qëllim gjetjen e një zgjidhje, mirëpo edhe pas 3 orë e gjysmë nuk u arrit ndonjë rezultat konkret./Titulli.com/
[caption id="attachment_52715" align="aligncenter" width="576"] Një prej propozimeve për zhvendosjen e lapidarit, afër xhamisë në sheshin e Preshevës[/caption]
[caption id="attachment_52793" align="aligncenter" width="603"] Propozimi tjetër, hapsirat e jashtme të shtëpisë së kulturës Abdulla Krashnica, Preshevë[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!