Lugina përgatitet për Haxh, nisja nesër
Lokale

Lugina përgatitet për Haxh, nisja nesër

09.Oct.2012 10:19
0
Qytetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë janë duke i bërë përgaditjet e fundit para nisjes për në vendin e shenjtë. 37 haxhi nga këto dy komuna (Bujanoc 21 dhe Preshevë16) nisjen për në Qabe do ta bëjnë mëngjesin e ditës së mërkurë, ku me autobus do të dërgohen në aeroportin e Prishtinës. “Nisja e haxhinjve do të bëhet nesër në orën 7h, duke e filluar nisjen nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc”, i tha Titullit, Ragmi Destani, Kryeimam i KBI-së në Bujanoc. Siç shpjegoi Destani, haxhitë do të udhëtojnë me autobusë drejt aeroportit të Prishtinës, ndërsa në orën 11:45 kanë të rezervuar fluturimin nga ky aeroport për në atë të Medines. “Është zgjedhë aeroporti i Medinës për shkak të procedurave më të shpejta dhe ngarkesës më të vogël që ka me udhëtarë, ndërsa nga ky aeroport haxhitë tanë do të udhëtojnë për rreth një orë e gjysmë deri në hotelin e rezervuar”, përfundoi kryeimami Destani. Hoteli ku do të vendosen haxhitë e Luginës do të jetë shumë afër xhamisë së Pejgamberit, Muhamedit a.s. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit BI e Kosovës organizoi shkuarjen për në haxhë vetëm përmes rrugës ajrore. Lufta në Siri ka pamundësuar rrugën tokësore për shumë haxhinjë të rajonit./Titulli.com/
Lirim Jakupi nga Bujanoci lirohet nga të gjitha akuzat
Halimi: Na trajtoni si Beogradi serbët e veriut!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration