Hakohet Titulli, reagojnë organizatat për mbrojtjen e gazetarëve
Para se të hakohet webfaqja përfaqësuesit e Titullit i ka kërcënuar drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, Arsim Asllani, duke kërkuar heqjen e përmbajtjes me fotografi nga rrjeti social Facebook.
Portali Informativ Titulli nga Bujanoci është hakuar dje (16 korrik) dhe nga ajo kohë lexuesit nuk kanë pasur qasje në përmbajtje të webfaqes, deri në orën 16h të ditës së sotme (17 korrik).
Lidhur me kërcënimin ndaj punëtorëve të këtij mediumi dhe më pas sulmin kibernetikë ndaj portalit informativ Titulli, kanë reaguar organizatat për mbrojtjen e gazetarëve, Cenzolovka dhe NUNS.
Drejtori i Titullit, Skender Saqipi vlerësoi se dyshon që Arsim Asllani ka lidhje me hakimin e webfaqes dhe se ai para disa ditëve të punësuarit e Titullit i ka kërcënuar, dhe se para sulmit kibernetikë është publikuar teksti mbi kërcënimin në fjalë.
Asllani ka kërcënuar Titullin për shkak të një postimi më 12 korrik në faqen zyrtare në Facebook të portalit.
Në postim shkruhej:
Pas kërcënimit, Titulli ka publikuar artikullin “Arsim Asllani, drejtor i shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, kërcënon Titullin”, ndërsa Asllani kishte kërkuar nga mediumi që postimi me përmbajtjen e tekstit të mësipërm dhe fotografi, të largohet nga facebooku, duke e thënë ate me një tonë të lartë: “Unë di me juve edhe ndryshe të merrem vesh. Mos bëni politikë ditore”.
Në tekstin në fjalë iu është rikujtuar Asllanit se sjelljet e tij paraqesin ndërhyrje në politikën e pavarur mediale dhe se do të lajmërohen policia dhe organizatat që merren me mbrojtjen e gazetarëve.
Saqipi theksoi se dje (16 korrik) në orën 15:46, gjysmë ore para se të hakohet webfaqja, në faqen e faceboook-ut të portalit ka mbërri paralajmërimi për hakim të faqes, nga personi i prezantuar si Eri Ndii.
Titulli dyshon se bëhet fjalë për një të ri nga komuna e Bujanocit, i cili punon (mëson) në firmën "Euro Computers" në Bujanoc e që ka lidhje edhe Arsim Asllani. /Titulli.com/