Digjet tyrbja dhe varri brenda në Medvegjë
Tyrbja e vetme në Medvegjë, është djegur rreth orës 16|:00 më 16 korrik. Pas djegjes, nisi menjëherë procesi hetimor, por ende ska ndonjë gjetje konkrete për autorët.
Bashke me Tyrben, flaket shkrumuan edhe varrin ku ishte vorrusur i shenjti. Në këtë komunë, janë dy xhami, një në Banjë të Sjarinës dhe tjetra në të Kapit, ndërkohe e vetmja tyrbe është si monument islam që e kanë përdorur Shqiptaret. Ajo ishte renovuar vite më parë.
Reagim i plote nga Bashkesia Islame e Medvegjes, postuar nga Partia per Veprim Demokratik,.
Të nderuar lexues PVD-ja ka marrë informaten nga Kryesia e Bashkësis Islame dega në Medvegje të cilën po ju prezentojm në tërsi:
Sot në natën e madhe fatkeqësisht duhet tw ju informojmw se sot me datën 16.07.2015 pas orës 16.00 ka ardhur deri te djegja
e tyrbes në Medvegjë . Ky veprim barbar, vandal është bër në një mbrëmje të shejt prej personave të cilët nuk din ose nuk dëshirojn të rrespektojn fenë.
Shqiptarët të cilët kan qen në pushtet me shum mund dhe sakrific e beë riparimin e tyrbes e cila është i vetmi objekt fetar në qendër të Medvegjës.Djegja e tyrbes nga këndi i jonë shqipëtar është sinjal i fuqishëm që shqiptarët jan të pa dëshiruar në komunën e Medvegjës. Kjo djegje në mbramjen e shejt, kur të gjitha familjet në gjirin e tyre familjar presin mbrëmjen e fitër Bajramit e cila është datë e qëllimshme e zgjedhur për të lënduar fuqia dhe guximi shqiptar në Medvegjë.
Kryetari i bashkësisë islame së bashku me kryesi dhe disa qytetar kanë qen në vendngjarje, ku kërkuan nga organet kompetente që të gjendet akteri i këtijj veprimi makabër.
Pa marrë parasysh se si do të veprojnë organet kompetente, kryesia e Bashkësis islame në Medvegjë shum shpejt do ta bëjë riparimin e objektit, ashtu që besimtarët do të mund të vizitojnë tyrben në Medvegje. Me shum dhimbje she pikëllim po japim këtë informat, por ky veprim qyqar nuk do të na dobëson dhe jap frikën, por për kundazi na forcon dhe inkurajon të jemi ma të fuqishëm dhe unik për të hec në kohra më të mira.
Qytetar të nderuar të komunës së Medvegjës në këto momente të hidhura,ne e gjejmë fuqin dhe optimizmin për tju uruar fitër Bajramin me të vetmën dëshir të kemi begati, shëndet dhe gëzim në çdo familje shqipëtare.