Grupi trafikantësh Preshevë-Bujanoc-Leposaviq arrestohet në Jug të Serbisë
Lokale

Grupi trafikantësh Preshevë-Bujanoc-Leposaviq arrestohet në Jug të Serbisë

24.Oct.2015 12:36
0
Policia në Vladiçin Han ka ndaluar tre persona nga Presheva, Leposaviqi dhe Bujanoci për trafikim të qenieve njerëzore dhe kalim ilegal të kufirit si dhe dhënie të ryshfetit, ka njoftuar drejtoria e Policisë në Vranjë, shkruan Titulli.com.

Të arrestuarit janë N.D (30) nga Presheva, S.N (41) nga Leposaviqi dhe D.C (49) nga rrethina e Bujanocit.

Dyshohet se personi N.D pjesëtarit të policisë i ka ofruar 200 dhe 300 euro që t’ia mundësojë kalimin e autobusit që e ka udhëhequr personi S.N, në të cilin kanë qenë refugjatë të cilët nuk kanë pasur dokumente personale dhe as vërtetim për kërkim të azilit në Serbi, transmeton Tituli.com.

Polici që ju është ofruar ryshfeti ka refuzuar të pranojë mjetet financiare ndërsa refugjatët janë kthyer në qendrën e pranimit në Preshevë për t’u regjistruar.

Dyshohet se personat e arrestuar kanë organizuar transportin e refugjatëve nga Lindja e Mesme deri në qytetin Shid të Kroacisë për të cilët është ngritur kallëzim penal./Titulli.com/

 

 

Kolonizimi në Preshevë ndodhi edhe në vitin 1945 në Jugosllavinë Socialiste
Bllokimi i librave, në shqyrtim protestat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration