Grupi trafikantësh Preshevë-Bujanoc-Leposaviq arrestohet në Jug të Serbisë
Policia në Vladiçin Han ka ndaluar tre persona nga Presheva, Leposaviqi dhe Bujanoci për trafikim të qenieve njerëzore dhe kalim ilegal të kufirit si dhe dhënie të ryshfetit, ka njoftuar drejtoria e Policisë në Vranjë, shkruan Titulli.com.Të arrestuarit janë N.D (30) nga Presheva, S.N (41) nga Leposaviqi dhe D.C (49) nga rrethina e Bujanocit.
Dyshohet se personi N.D pjesëtarit të policisë i ka ofruar 200 dhe 300 euro që t’ia mundësojë kalimin e autobusit që e ka udhëhequr personi S.N, në të cilin kanë qenë refugjatë të cilët nuk kanë pasur dokumente personale dhe as vërtetim për kërkim të azilit në Serbi, transmeton Tituli.com.
Polici që ju është ofruar ryshfeti ka refuzuar të pranojë mjetet financiare ndërsa refugjatët janë kthyer në qendrën e pranimit në Preshevë për t’u regjistruar.
Dyshohet se personat e arrestuar kanë organizuar transportin e refugjatëve nga Lindja e Mesme deri në qytetin Shid të Kroacisë për të cilët është ngritur kallëzim penal./Titulli.com/