Grupi i qytetarëve e dërgon "deponinë e bërdhogut" në prokurori
Lokale

Grupi i qytetarëve e dërgon "deponinë e bërdhogut" në prokurori

29.Aug.2018 13:18
0
Një grup qytetarësh nga rruga Stepa Stepanovic në Bujanoc i paraqitën Prokurorisë Themelore Publike me një kërkesë për fillimin e procedurës penale kundër autoriteteve të vetëqeverisjes lokale dhe NP Komunalisë "për shkak të djegies ditore të deponisë dhe helmimit të qytetarëve me tym nga ajo deponi."

Kjo kërkesë është rezultat i një peticioni me mbi 200 nënshkrime të qytetarëve të Bujanocit, peticion ky që është iniciuar nga banorët e rrugës “Stepa Stepanovic”, të cilët banojnë afër deponisë së bërdhogut e cila gjendet në rrugën e vjetër në drejtim të qytetit të Vrajës.

“Peticioni është nënshkruar nga më shumë se 200 qytetarë, serb dhe shqiptarë jo vetëm nga rruga jonë por nga e gjithë qyteti dhe ankesa është shkruar në dy gjuhët. Presim nga prokuroria të iniciojë procedurëm dhe të zbuloj se kush është përgjegjës për djegjen ditore të deponisë nga e cila nuk mund të jetojmë normalisht përshkak të tymit dhe erës”, është shprehur një nga nënshkruesit e peticionit për Bujanovacke kurse transmeton titulli.com.

Qytetarët e Bujanocit janë ankuar disaherë për djegjen e deponisë së bërdhogut për të cilën tani kanë dorzuar ankesë edhe në prokurorinë themeore publike.

Ambasadori britanik në Serbi: Të merren parasysh rreziqet që mund të sjell shkëmbimi i territoreve
Arifi: Ose krejt Lugina bashkohet me Kosovën, ose vazhdojmë luftën brenda Serbisë! (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration